LAJMI I FUNDIT:

Pesë ish-deputetë mbeten jashtë listës së PDK-së për zgjedhjet e tetorit

Pesë ish-deputetë mbeten jashtë listës së PDK-së për zgjedhjet e tetorit

Jo të gjithë deputetët e legjislaturës së gjashtë që vinin nga Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojnë besimin e qytetarëve për ta fituar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Në listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të cilën e ka publikuar PDK-ja, nuk gjenden emrat e pesë ish-deputetëve.


Në mesin e 110 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë: Flora Brovina, Zenun Pajaziti, Sala Berisha-Shala, Nait Hasani dhe Abdyl Salihu.

Pas Adem Mikullovcit, Flora Brovina ka qenë deputetja më e vjetër e legjislaturës së kaluar. Sivjet ajo u përfshi në një skandal, pasi përdori disa fotografi të nxjerra nga faqet pornografike për të dëshmuar dhunimet e paramilitarëve serbë të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Nuk dihet nëse ky rast të ketë ndikuar që ajo të mos provojë të bëhet sërish deputete, apo mospërfshirja në listë është bërë qëllimisht nga partia.

Zenun Pajaziti ka qenë njëri ndër deputetët më aktiv të PDK-së në të kaluarën, gjë që s’mund të thuhet edhe për legjislaturën e fundit.

Sala Berisha- Shala ka qenë njëra ndër deputetet më të votuara të PDK-së, shkruan aktivpress. Ajo ka udhëhequr Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

Ndonëse ajo nuk është futur në listën zgjedhore, bashkëshorti i saj, Ferat Shala, sivjet do të kërkojë për herë të parë besimin e qytetarëve për t’u bërë deputet.

Nait Hasani kohëve të fundit nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e brendshme në PDK. Së voni ai është propozuar për ambasador në Tiranë dhe tash është në pritje të pëlqimit nga Shqipëria.

Abdyl Salihu nuk është dëgjuar shumë në Kuvend. Ka qenë anëtar i Komisionit për arsim, shkencë dhe teknologji.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori