LAJMI I FUNDIT:

Pesë ide që ju duhen për të mobiluar hyrjen në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë ide që ju duhen për të mobiluar hyrjen në shtëpi, sipas arkitektëve

Hyrja në çdo ambient është si një “pasaportë” kalimi në stilin e brendshëm të çdo shtëpie, restoranti, bari apo ambiente të tjera me funksione të ndryshme

Shpesh, thonë arkitektët konceptet e dizajnit për pjesën e hyrjes anashkalohen ose shihen si një trampolinë kalimtare sa i përket estetikës dhe prakticitetit.


Zgjidhni një pasqyrë të madhe në formë ovale për pjesën e hyrjes në shtëpi apo një dollap që shton ngjyrat në tërësinë e ambientit ku jetoni apo ndërveproni në përditshmëri.

“Është mundësia juaj e vetme për një përshtypje sa më të mirë sepse hyrja është e para gjë që shohin mysafirët apo personat që shkelin për herë të parë në shtëpinë tuaj,” thotë Alexandra Kaehler, dizajnere interieri për Livingetc.

Të dish sesi ta mbushësh plot stil dhe funksionalitet këtë pjesë hyrëse të ambientit është shpesh meritë e arkitektëve që zbulojnë këto pesë ide dhe objekte që ju duhen për një super hyrje në shtëpi:

Një dollap me ngjyrë

Ruajtja e sendeve më të përdorshme nga të gjithë, si çelësat, portofoli apo këpucët kur hyjmë e dalim nga shtëpia kërkon një hapësirë të posaçme që minimizon rrëmujën në shtëpi. Një dollap i madh, me ngjyrë, në të cilin mund të sistemoni gjërat që përdorni më shumë, por edhe që shërben si një tërheqje vizuale për vizitorët është një gjetje ideale për hapësirën e hyrjes në shtëpi.

Tavolina e integruar

“Shumë persona duan një faktor pop dhe wow në shtëpi, të tjerët duan një tërheqje stili,” thotë Madison Popper për Livingetc. Sido që të jetë, hyrja juaj është e pashmangshme, ndaj është e domosdoshme të vendosni një ekuilibër midis stilit dhe dekorit të një tavoline të integruar dhe funksionale.

Pasqyra

Një aksesor është gjithmonë gjetje në mobilimin e çdo hapësire në shtëpi. Ovale, katrore, në dimension të vogël, një pasqyrë shton stilin në ambientet tuaja. “Vendosja e një pasqyre jep më shumë thellësi në hapësirë dhe rrit reflektimin e dritës, ndërsa një qilim shton ngjyrat dhe stilin në hyrje,” thotë Isfira Jensen, dizajnere e enterierit në New York.

Ndriçimi

“Drita është gjithçka, jo vetëm në hyrje, por në çdo zonë të shtëpisë,” thekson Jensen. “Është thelbësore që të ketë ndriçim në hyrje të shtëpisë përmes një ndriçuesi qendror apo llambave të tavolinës”. Ndriçimi e bën ambientin më tërheqës dhe estetik, citon Anabel.

Elementet dekorative

Ju nuk duhet të mendoni vetëm sesi të organizoni hyrjen e shtëpisë, por si ta bëni atë një hapësirë të plotë dhe komode. Ashtu si çdo zonë e shtëpisë, shtimi i pjesëve dekorative e bëjnë më tërheqës ambientin. “Fuqia e një vazoje të bukur me lule të freskëta në hyrje të shtëpisë është një gjetje ideale,” përfundon Kaehler. /Telegrafi/