Pesë gola dhe dy penallti në pjesën e parë në Derby di Italia

Interi dhe Juventusi po zhvillojnë një ndeshje spaktakolare, ku pjesa e parë u mbyll 3-2 në të mirë të vendasve. Loja nisi më mirë për Interi që arriti të fitojë penallti që në start, pasi Danilo pengoi në zonë Marcus Thuramin. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Piotr Zielinski që shënoi për 1-0. Zonja e Vjetër nuk u ndal me kaq, duke marr epërsinë menjëherë pas barazimit, me Francisco Conceicaon i cili asistoi te Timothy Weah që shënoi na afër për 2-1. Që kjo ndeshje do të ishte e madhe u kujdes, Henrikh Mkhitaryan që shënoi për 2-2. Menjëherë pas golit, gjyqtari Marco Guida, akordoi penalltinë e dytë për Interin, ku sërish Zielinski ishte i saktë për 3-2.
Duke e parë pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë pritet të jetë e fortë. /Telegrafi/











































