LAJMI I FUNDIT:

Pesë gjërat që s’duhet t’ia thoni kurrë dikujt që e kanë tradhtuar; I lëndoni aty ku u dhemb më shumë

Pesë gjërat që s’duhet t’ia thoni kurrë dikujt që e kanë tradhtuar; I lëndoni aty ku u dhemb më shumë

Të tradhtohesh e të mashtroheni nga dikush që e donit dhe i besuat, mund të jetë dërrmuese. Kjo mund të bëjë që ju të humbni besimin në dashuri, tek njerëzit – madje edhe veten tuaj

Më e keqja nga të gjithat, ndikimet mund të vazhdojnë gjatë edhe pasi ta keni kaluar dhe marrëdhënia ka mbaruar.

Më poshtë, do të listojmë disa nga gjërat kryesore për t’u mbajtur mend kur dilni me një person që është tradhtuar më parë!

Edhe pse mund të jeni personi më i kujdesshëm dhe besnik, sërish mund të përfundoni duke lënduar pa dashur, njeriun që keni në krahë.

Mos më lodh me pasiguritë e tua

Mund të jetë e vështirë për një person të ketë besim pas një tradhtie dhe pa dashur, njerëzit që kanë vuajtur një herë, kanë tendencën t’i përshfaqin pasiguritë e tyre.

Në të njëjtën kohë, nëse ata kanë frikë të shprehin emocionet e tyre ose frikën se mos i ndodh e njëjta gjë, kjo është gjithashtu jo e shëndetshme.

Në vend që t’i mbyllni çdo rrugë komunikimi duke i thënë “Unë nuk jam si gjithë të tjerët”, pyesni se si mund t’i mbështetni ose t’i bëni ata të ndjehen më të sigurt.

Mund të jetë aq e thjeshtë sa dërgimi i një mesazhi duke i thënë ndonjë ndryshim të planit tuaj, një telefonatë e shkurtër etj.

“Nuk është puna jote”

Nëse partneri juaj pyet se ku po shkoni ose çfarë po bëni dhe ju jepni një përgjigje të paqartë, kjo e fundit mund të interpretohet si një tradhti e mundshme apo një sinjal i fshehtë jo i mirë.

“Nuk jam si ai/ajo, nuk do ta bëja kurrë ty atë gjë”

Ughhh, ndonëse kjo deklaratë është shpresëdhënëse , injoron një të vërtetë të hidhur: Shumica e njerëzve që tradhtojnë thonë se kurrë nuk do ta bënin atë, këshillon Living.

“Mos u bëj paranojake…”

Kjo është ndoshta një nga gjërat më të këqija që mund t’i thoni dikujt që është tradhtuar. Kur zhvlerësoni ndjenjat e dikujt ose merakun e tyre, kjo mund t’i bëjë ata të ndjehen sikur trauma e tyre e kaluar është faji i tyre!

Duhet të ruani ekuilibrin, sepse nuk duhet të sakrifikoni miqësitë ose jetën tuaj jashtë marrëdhënies vetëm sepse partneri juaj është i shqetësuar se do t’ju humbë.

“Ju duhet të hiqni dorë nga e kaluara.”

Në mënyrë që të bëjnë me të vërtetë përpara (pas një tradhtie) ata duhet të flasin për përvojën, jo të pretendojnë se ishte thjesht një fazë e keqe në jetën e tyre.

Askush nuk mund të heqë dorë nga e kaluara pa u pajtuar plotësisht me ndikimin e saj në të ardhme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori