LAJMI I FUNDIT:

Pesë artikuj të cilët do të këndellin mëlçinë tuaj nga alkooli i tepërt

Pesë artikuj të cilët do të këndellin mëlçinë tuaj nga alkooli i tepërt

E keni tepruar me pijen? Kjo është mënyra e thjeshtë që të këndelleni

Tashmë keni filluar “të ngroheni” për festa dhe e keni tepruar me pije gjatë vikendit? Po ju tregojnë pesë artikujt të cilët me siguri mund t’ju shërojnë nga mahmurllëku e rëndë dhe që plotësisht ta këndellni mëlçinë tuaj.


Mëlçia ka funksionin që të detoksojë trupin tuaj. Mirëpo, nuk është e lehtë kur pihet shumë alkool.

Nëse nuk ndihemi mirë pas ahengut gjatë vikendit dhe mëlçia juaj ndizet flakë, atëherë është e domosdoshme që të hani së paku njërin nga këta pesë artikuj dhe mahmurllëku thjesht do të zhduket, transmeton Telegrafi.

Grejpfruti

Kjo pemë e hidhët është plot antioksidantë dhe vitaminë C. Është e nevojshme ta konsumoni në mëngjes në vend të kafjallit dhe do të rilindni organizmin tuaj. Grejpfruti vetëm do t’indihmojë mëlçisë që më mirë të bëjë funksionin e vet, ndërkaq juve do t’ju mundësojë të jeni të shëndetshëm.

Hudhra

Kjo perime mbase ka aromë të keqe, mirëpo me siguri do t’ju ndihmojë. Meqë përmban materie të mbushura me sulfur, do të aktivizojë enzimat e mëlçisë dhe më nuk do të keni kurrfarë problemesh. Përveç kësaj, hudhra përmban alicinë dhe selen, të cilët e mbrojnë mëlçinë tuaj nga dëmtimi më i madh. Funksioni i saj kryesor është që të nxjerrë toksinën nga trupi.

Çaji i gjelbër

Ky çaj thjesht është pije e mrekullueshme, sepse forca e tij shkon deri në pafundësi. Pos që pastron trupin tuaj në vend të mëlçisë, çaji i gjelbër shkatërron edhe yndyrat, andaj patjetër do të jetë i shëndetshëm. Çaji i gjelbër vepron edhe si rihidratues.

Sa qëndron alkooli në trup?
Lexo po ashtu Sa qëndron alkooli në trup?

Perimet e gjelbra

Perimet me fletë të gjelbra kanë forcën që të pastrojnë mëlçinë tuaj nga metalet e rënda. Pos kësaj, spinaqi, karfioli, barishtet dhe perimet e tjera të gjelbra janë shumë të shëndetshme dhe pengojnë shumë sëmundje.

Avokado

Kjo perime e shijshme thjesht mbron mëlçinë tuaj, sepse përmban glutation. Kjo është një ndër antioksidantët më të fuqishëm dhe pastron organizmin madje edhe nëse merret në sasi të vogla. Avokadoja, gjithashtu, ndihmon në eliminimin e tepricës së dhjamit nga stomaku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori