LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse është e rrezikshme ta injoroni shfaqjen e thinjave

Pesë arsye pse është e rrezikshme ta injoroni shfaqjen e thinjave

Thinjat janë atribut natyral i moshës.

Disa e marrin me qetësi, e disa tjerë e fshehin sa më shpejt që të është e mundur, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse jeni nën 30 vjeç dhe kanë filluar të shfaqen thinjat, atëherë kjo mund të jetë shenjë për t’u alarmuar.

Sëmundjet e zemrës

Konsultohuni me një kardiolog nëse jeni mashkull dhe keni vërejtur se flokët shumë shpejt po ju thinjen.

Shkencëtarët kanë zbuluar se thinjat shpeshherë ndërlidhen me rrezik të lartë të sëmundjeve ishemike të zemrës.

Akumulimi i peroksidit

Normalisht, gjëndrat e flokëve prodhojnë një sasi të vogël të peroksidit të hidrogjenit.

Sidoqoftë, kur akumulohet, ia humb ngjyrën flokëve.

Mungesa e vitaminave D3 dhe B12

Ndonjëherë, për t’i ndalur thinjat e flokëve, mjafton të ruheni në ushqim.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D3 rezulton në humbje të melaninës (substanca që ia jep ngjyrën lëkurës dhe flokëve).

E njëjta vlen dehe për mungesën e vitaminës B12.

Duhanpirja

Duhanpirësit nuk kanë pse të befasohen nga thinjat e hershme.

Është dëshmuar shkencërisht se duhapirja shkakton që flokët të thinjen shumë më shpejt.

Kjo shprehi gjithashtu e promovon edhe rënien e flokëve.

Thinjat e hershme jo domosdoshmërish nënkuptojnë probleme shëndetësore – mund të shfaqen për shkak të gjeneve

Shkencëtarët kanë zbuluar se thinjat e hershme mund të jenë gjenetike dhe jo domosdoshmërish nënkuptojnë sëmundje mendore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori