LAJMI I FUNDIT:

Përzgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Përzgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Skënder Çoçaj dhe Anita Krasniqi janë përzgjedhur dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ata morën shumicën e votave nga gjyqtarët e gjykatave themelore në vend, njofton Klan Kosova.

Nga 11 kandidatë sa ishin gjithsej, në një proces zgjedhor këta të dy u zgjodhën me shumicë votash, meqë atyre aktualë u skadoi mandati.


Skënder Çoçaj e ushtron detyrën e gjykatësit në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndërsa e përzgjedhura tjetër Anita Krasniqi në atë të Prishtinës.