Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic ka folur për Granit Xhakën, i cili do të zbarkojë në Serbi së bashku me Zvicrën, ku është edhe kapiten i skuadrës. Vitet e fundit, përplasjet mes Serbisë dhe Zvicrës kanë evoluar në një rivalitet të ashpër, kryesisht për shkak të lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Në një konferencë për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, Stojkovic kërkoi që ndeshja të luhej në frymën e sportit, ndërsa lavdëroi Xhakën.

"Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka deklaruar Stjkovic, i cili e pranoi se Zvicra varet shumë nga shqiptari, duke e përmendur edhe Remo Freulerin. /Telegrafi/














































