LAJMI I FUNDIT:

Përvjetori i Kongresit të Elbasanit

Përvjetori i Kongresit të Elbasanit

Nga 2 deri më 10 shtator të vitit 1909 në qytetin e Elbasanit u mbajt kongresi në lidhje me sistemin e shkollimit shqip, hartimin e programeve unike, mënjanimin e shkollave në gjuhë të huaj dhe zëvendësimin e tyre me shkolla shqipe.

Pjesëmarrës në kongres ishin gjithsej 35 delegatë nga intelektualët më në zë shqiptarë, nga brenda dhe jashtë vendit si përfaqësues të shoqërive patriotike.


Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë, përkitazi me këtë publikoi disa nga dorëshkrimet e vendimeve të Kongresit të Elbasanit, që ruhen në fondin nr. 102 të këtij institucioni.

Ky kongres i hapi rrugën shkollimit laik në trevat shqiptare dhe vendosi të themelohej në qytetin e Elbasanit një shkollë e mesme pedagogjike e cila u quajt shkolla Normale – për përgatitjen e mësuesve të cilët do të punonin në zhvillimin e arsimit kombëtar. Po ashtu, për drejtshkrimin e gjuhës si shembull u dha përdorimi i dialektit të Elbasanit, si ai që përafron më tepër me dialektet e tjera.

Kongresi i Elbasanit hodhi bazat më të rëndësishme të zhvillimit të arsimit kombëtar. Ai u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut. /ata/