LAJMI I FUNDIT:

Përveç ‘Rrugës së Kombit’, janë edhe tetë rrugë tjera me pagesë

Përveç ‘Rrugës së Kombit’, janë edhe tetë rrugë tjera me pagesë

Pas Tiranë-Morinë, Qeveria Rama ka parashikuar edhe 8 rrugë të tjera për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.

Tarifa më e lartë është ajo në Rrugën e Kombit. Për çdo kalim tek kjo autostradë do të paguhen 5 euro ose 700 lekë të rinj, për një udhëtim të vetëm. Tarifa është më e lartë se ajo që ka sugjeruar firma konsulente e kontraktuar nga Ministria e Transporteve për përllogaritjen e çmimit. Konsulenti kishte propozuar pagesa nga 05. Në 3.5 cent të euros për çdo kilometër, ose tafifë maksimale prej 2.3 euro për 100 km.


Ministria e Transporteve tha se kjo tarifë ishte pa TVSH dhe se shtuar këtë taksë ajo shkon në 4.9 euro, siç është vendimi final.

Por veç Rrugës së Kombit, shqiptarët do të paguajnë edhe për 8 autostrada e rrugë të tjera nacionale. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim jep këto rekomandime në bazë të një studimi të bërë.

Për rrugën Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarfifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë

Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

Në Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë.

Nëse do t’i referohemi precedentit të Rrugës së Kombit, tarifat e miratuara nga qeveria pritet të jetë maksimalja.

Nga një përllogaritje e thjeshtë, për të udhëtuar nga Tirana në Vlorë, çdo drejtues automjeti do të paguajë 618 lekë të reja për 126 kilometër autostradë të taksueshme. /Faktor.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori