Përurohet tabela për “Korridorin 8”, zyrtarët shtetëror nuk pranojnë pyetje nga gazetarët
Në pikë-pagesën rrugore Tetovë – Gostivar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot organizoi hapjen ceremoniale të tabelës për projektin e ndërtimit të katër autostradave në vlerë prej 1.3 miliardë euro.
Në manifestim të pranishëm ishin kryeministri Dimitar Kovaçevski, zv.kryeministri Artan Grubi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Bochvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, ambasadorja amerikane Angela Aggeler dhe shumë të tjerë.
Në fjalimet e tyre të gjithë vlerësuan dhe falënderuan njëri-tjetrin, duke theksuar se sa i rëndësishëm është ky projekt për vendin.
Në këtë ceremoni ndonëse nuk filluan punimet, as nuk u hodh lopata e parë, u hap një tabelë që kishte një foto të një autostrade dhe numrin 8 që qëndron për Korridorin 8.
Pas kësaj ceremonie, zyrtarët shtetërorë menjëherë u larguan duke mos lejuar gazetarët t’u afrohen dhe t’u bëjnë pyetje.
Ndryshe, ky projekt ka shkaktuar shumë dyshime në opinion dhe po shqyrtohet nga Prokuroria, pasi shteti zgjodhi konsorciumin “IRD Engineering” për 22.3 milionë euro për të mbikëqyrur ndërtimin.
Dyshimet për korrupsion të mundshëm lindën pasi u bë e ditur se kompania “Electra Solutions”, e cila është pjesë e konsorciumit, nuk ka kryer deri tani asnjë mbikëqyrje, por aktiviteti kryesor i saj ka qenë prodhimi i të brendshmeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251