Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka  përuruar rrugën Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë, investim i MIT.

Ministri Pal Lekaj tha se ndihet mirë që u finalizua ky projekt që i kursen kohë qytetarëve për tu lidhur me Fushë Kosovën dhe kryeqytetin.

Ai shtoi se përgjatë dy vitesh qeverisje është vënë standard i ri, i ndërtimit të rrugëve me cilësi e sinjalistikë të duhur në shërbim të qytetarëve.

Rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë është e gjatë mbi 3.5 kilometra, investimi i MIT-së për këtë rrugë është afër 477 mijë euro dhe është realizuar në kudër të memorandumit të bashkëpunimit me komunën e Fushë Kosovës./Telegrafi/