LAJMI I FUNDIT:

Përurohet pllaka e rezistencës së UÇK-së në Ozdrim të Klinës

Përurohet pllaka e rezistencës së UÇK-së në Ozdrim të Klinës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përuruar Pllakën e Rezistencës së UÇK-së, në shtëpinë e Fadil Imerit në Ozdrim të Klinës.

Kreu i shtetit tha se në këtë trevë ka pasur rezistencë të jashtëzakonshme ndaj pushtuesit serb për të çliruar vendin.


Thaçi nga këtu dha mesazhin për të qëndruar të bashkuar në rrugëtimin për integrime euro-atlantike.

“Sot jam këtu edhe si bashkëluftëtar i juaj, edhe si president i vendit për të treguar respektin për luftën e UÇK-së dhe për gjithë ata heronj që dha kjo trevë, Ozdrimi me rrethinë, heronjtë e kombit dhe gjithë rezistencën e jashtëzakonshme. Këtu çdo shtëpi ishte shtab i UÇK-së dhe çdo qytetarë me pushkë në dorë duke ndihmuar ose në rrethana tjera ishin ushtarë dhe luftëtarë të UÇK-së, kështu që në bazë asaj përpjekje, sakrifice arritëm që të çlirojmë Kosovën për t’u mos u rikthyer Serbia kurrë në Kosovë. Sot jemi vendi i lirë, i pavarur që po zhvillohet dhe vet e dhëna që shumë këto ndryshime në Uzdrim e në rrethinë dëshmon se rrugëtimi ynë për zhvillim, për progres në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE janë rrugëtime të pandalshme. Prandaj edhe sot mesazhi im qysh ka qenë në luftë është të qëndrojmë të bashkuar”, tha ai.

Ndërsa, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku tha se pa luftën e UÇK-së me siguri që Kosova nuk do të ishte e pavarur.

“Pa luftën e UÇK-së me siguri ne nuk do të ishim këtu. Me siguri edhe Kosova nuk ish e pavarur, nuk kish as rrugë as ekonomi e zhvillim. Po falë luftës së UÇK-së, dëshmorëve, invalidëve sot jemi këtu”, tha ai.

E përfaqësuesi i OVL-UÇK-së dega në Skenderaj, Florim Rrustemi tha se kjo pllakë përkujtimore ka vlerë të madhe.

“Kjo pllakë që po zbulohet sot ka një vlerë të madhe sepse në këtë kullë janë marrë vendime të mëdha nga gjeneral dhe komandantë të luftës së UÇK-zë”, u shpreh ai.

Në emër të familjes, Naim Musliut tha se me zbulim e kësaj pllake paraqitet një copëz e historisë së Kosovës, raporton KP. “Në zbulimin e kësaj pllake përkujtimore e cila paraqet një copëze të historisë së lavdishme të popullit tonë. Urojmë që tubimet tona të ardhshme të jenë në shërbim dhe përkujtim të kaluarës sonë të lavdishme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori