LAJMI I FUNDIT:

Përurohet obelisku me shkronjat UÇK në Mitrovicë

Përurohet obelisku me shkronjat UÇK në Mitrovicë

Në kodrën e Cërnushës në Mitrovicë sot është bërë përurimi i obeliskut me shkronjat UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar përurimi i obeliskut është bërë pikërisht në Ditën e Veteranëve të luftës së UÇK-së.


“Në Mitrovicë u përurua obelisku me shkronjat UÇK. Në Ditën e Veteranëve të luftës së UÇK-së në Mitrovicë, një moment i rëndësishëm u shënua me zbulimin obeliskut i cili bart shkronjat e UÇK-së”.

“Në ceremoninë e përurimit të obeliskut të pranishë ishin, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z. Arian Tahiri, drejtorë komunal, asamblistë, përfaqësues të Shoqatave të Dalra nga Lufta, përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës, Bedri Hamza ka shprehur falënderimin për të gjithë ata që kanë kontribuar në lirinë e Kosovës dhe shprehu krenarinë për përpjekjen e përbashkët në realizimin e këtij projekti, që ai e ka quajtur të rëndësishëm.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë kryetari Hamza.

Në njoftimin e komunës thuhet se obelisku me shkronjat UÇK do të shërbejë si një simbol i përhershëm i kujtesës për luftën dhe përpjekjet për liri dhe drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori