LAJMI I FUNDIT:

Përurohet obelisku dedikuar mantelbardhëve që humbën jetën në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19

Përurohet obelisku dedikuar mantelbardhëve që humbën jetën në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19

Para hyrjes kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është inauguruar obelisku në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve shëndetësorë, që humbën jetën në krye të detyrës qoftë gjatë luftës për liri por edhe tani në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u shpreh se ky monument është vetëm një shenjë e vogël respekti për veprën e madhe të mantelbardhëve.


Latifi po ashtu theksoi se devotshmëria dhe humanizmi i profesionistëve shëndetësorë duhet të shërbejë në misionin për të bërë më të mirën për popullin.

“Dita e sotme në prag të përvjetorit të ditës më hyjnore të përvjetorit të 14 të pavarësisë së Kosovës është një moment për të rikujtuar të gjithë mantelbardhët e rënë gjatë luftë tonë çlirimtare, duke u ofruar ndihmë popullit në ditët më të vështira që kemi pasur. Po kështu përkujtojmë dhe përulemi për heronjtë e pandemisë COVID-19 të cilët gjatë 2 viteve të fundit ranë në krye të detyrës së shenjtë për të shpëtuar jetën e qytetarëve tanë. Ky monument i ngritur për ta është vetëm një shenjë e vogël respekti nga ne të gjallë përballë veprës së tyre të madhe. Nderimi i përjetshëm për ta është respektim i veprës së tyre.. Le të na shërbej devotshmëria e kolegëve të rënë në luftën me COVID-19, humanizmi i rrallë dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i frymës për të bërë më të mirën për popullin tonë edhe ne që jemi sot këtu. Ky është misioni ynë sot, kjo do jetë misioni nesër dhe për gjithë botën sa ne jetojmë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se ky obelisk është një intervenim i vogël për punën e madhe që kanë bërë profesionistët shëndetësorë ndër vite.

Ai tha se tashmë me Ministrinë e Shëndetësisë kanë biseduar për mundësitë për ndërtimin e spitalit të Prishtinës.

“Është një intervenim i vogël në relacion me punën madhështore që mjekët bëjnë jo vetëm gjatë pandemisë por që kanë bërë edhe gjatë kohës së luftës, pra iu kemi borxh mantelbardhëve… Edhe me programin tonë, tash në menaxhimin e ri të Komunës së Prishtinës, me iu ndihmu doktorëve tanë edhe me hapësira të reja të mirëfillta që ta kryejnë shërbimin në mënyrën më të mirë më të lehtë të mundur shërbimin ndaj qytetarëve tanë. Kemi pasur disa takime edhe me Ministrinë e Shëndetësisë ku kemi biseduar për mundësi të ndryshme bashkëpunimi ndërmjet ministrisë dhe komunës se si tash e mbas ta marrim me seriozitetin më të madh krijimin e spitalit të qytetit dhe përmirësimit të konditave në QKUK e po ashtu shërbimet e aspektit sekondar dhe po ashtu të transformimit të qytetit që një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë qytetarët të kenë shërbimin e mjekëve në mënyrë më të mirëfilltë por edhe t’i ruajmë mjekët tanë se duhet tu ruajmë edhe juve në aspektin psikologjik dhe fizik, tu ofrojmë kushtet më të mira”, theksoi ai.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu u shpreh se me këtë monument do të kujtohen vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë profesionistëve shëndetësorë ndër vite.

Ai u shpreh se tashmë 16 shkurti simbolizon edhe ditën përkujtimore për punëtorët shëndetësor.

“Monument i cili tani e tutje do të kujtohet nga të gjithë ne si një pikë ku do t’i kujtojmë vuajtjet, sakrificat, kontributin, gjakun e derdhur, djersën dhe lotin shumë shpesh nga ana e punëtorëve shëndetësorë. Të jetë kjo një ditë ashtu siç dje të gjithë së bashku, kryetarët e Odave e kemi shpallur 16 shkurtin ditë përkujtimore për punëtorët shëndetësorë, dhe në këto ditë çdo herë t’i përkujtojmë varësisht se sa valë të pandemisë, sa fatkeqësi kemi ku ne jemi në radhë të parë në mbrojtje të popullatës por të jetë një ditë ku të respektojmë punën e kolegëve tanë dhe të respektojmë edhe jetën”, tha ai.

Obelisku për të kujtuar sakrificën e profesionistëve shëndetësorë u mundësua falë iniciativës së Odës së Mjekëve në bashkëpunim me Odat e profesionistëve shëndetësorë dhe donatorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori