Përurimi i objektit “Petrova 3”, 30 familje përfitojnë banim të ri në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përuruar objekti i ri i banimit kolektiv “Petrova 3” në Prizren, i cili do të ofrojë kushte më të mira të jetesës për 30 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe familje në asistencë sociale.
Sipas njoftimit, ky projekt përbën një hap konkret në përmbushjen e përgjegjësisë institucionale ndaj familjeve që kanë nevojë për përkrahje dhe kushte dinjitoze të banimit.
Me përurimin e objektit, familjet përfituese do të kenë mundësi të jetojnë në kushte më të përshtatshme dhe të sigurta.
Projekti pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim krijimin e kushteve të banimit për të gjitha familjet e dëshmorëve në Komunën e Prizrenit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































