LAJMI I FUNDIT:

Përtërini lëkurën e këmbëve

Përtërini lëkurën e këmbëve

Pas rrobave të rënda të dimrit dhe mungesës së lagështisë, këmbët pa dyshim kanë nevojë për një përtëritje të shpejtë.

Ja disa këshilla të dobishme:

Përgatituni për ekspozim!
Mungesa e lagështisë e bën lëkurën e këmbëve të thatë dhe të ashpër.
– Zvogëlimi i qarkullimit e bën lëkurën të thatë, sidomos në ekstremitetet e poshtme – thotë dermatologu Michael Prager, i cili preferon përdorimin e pilingëve me vitaminë E. Lëkurën duhet lyer me losion të lagësht për trup.


Koha për një depilim të detajuar
Përpos metodave klasike – zhiletit, dyllit dhe depilimit egjiptian – provoni edhe depiluesit e rinj. Në fakt, gjenerata e re e depiluesve mundëson përdorimin e tyre në ujë. Ata janë idealë, meqë uji i nxehtë relakson lëkurën, hapë poret dhe liron endorfinat. Depilimi është më i këndshëm, e lëkura më e butë.

Thuaji “jo” celulitit!
Disa studime tregojnë se 90% e femrave kanë celulit. Në mënyrë që ta largoni paksa, pini deri dy litra ujë në ditë, hiqni nga menyja karbohidratet e përpunuara dhe hani sa më shumë pemë dhe perime. Për ata që përtojnë, preferojmë një banjë të njelmët. Në ujin e nxehtë qitni dy gota kripë dhe qëndroni në ujë për 20 minuta, tri herë në javë. /Telegrafi/