LAJMI I FUNDIT:

Personat me pamje të mirë fizike e kanë jetën shumë më të lehtë

Personat me pamje të mirë fizike e kanë jetën shumë më të lehtë

Personat joshës nuk janë si pjesa tjetër e njerëzve. Nga natyra e pamjes së mirë, njerëzit edhe i trajtojnë ndryshe. Dhe, sipas hulumtimeve me dekada të tëra psikologjike, pamja e tyre e mirë fizike mund t’jua formësojë shumë aspekte të jetës – duke filluar nga puna, personaliteti e deri te mënyra si e shohin botën.

Fillimisht, është mirë të definojmë se çfarë nënkuptojmë me fjalën atraktiv apo joshës. Ka disa gjëra të cilat në përgjithësi lidhen me një pamje të mirë fizike, si simetria e fytyrës, forma e fytyrës dhe lëkura e pastër, transmeton Telegrafi.


Edhe fytyrat që duken mesatarisht mirë, zakonisht konsiderohen joshëse.

Veç kësaj, pamja e mirë fizike nuk mbështetet vetëm në aftësinë për ta parë bukurinë, por edhe për t’i detektuar të metat. Aq më pak të meta që ka një person, aq më atraktiv duket.

Elemente tjera të pamjes së mirë fizike përfshijnë formën e trupit, peshën, ngjyrën e lëkurës, etj. Por, ka edhe gjëra që janë më pak fizike e që mund ta bëjnë një person të duket atraktiv, si vetëbesimi, aroma apo zëri.

Hulumtuesit me dekada të tëra kanë qenë duke analizuar efektet e pamjes së mirë të një personi. Rezultatet tregojnë se personat me pamje të mirë fizike zakonisht trajtohen më mirë nga të tjerët.

Sipas psikologëve, personat joshës në përgjithësi perceptohen nga tjerët si më inteligjentë, më të besueshëm dhe kanë aftësi më të mira shoqërore. Personat e tillë na duken më interesantë dhe u kushtojmë më shumë vëmendje.

Personat me pamje të mirë fizike janë edhe më të suksesshëm – paguhen më shumë dhe ngriten më shpejt në pozitë. Shpeshherë janë edhe më të lumtur sesa personat më të shëmtuar.

Pra, ekspertët thonë se nëse keni pamje të mirë fizike, kjo nënkupton se çdo njeri jua hap dyert, ju blejnë pije, jeni punëtori/ja e preferuar e shefit, fëmija i preferuar, andaj edhe mendoni se bota është vend i mirë.

Por, ana e keqe e të pasurit pamje të mirë fizike është se keni shumë opsione në zgjedhjen e partnerit, gjë e cila i bën njerëzit më pak të lumtur në lidhje ose shpie në martesa të shkurta. /Telegrafi/