LAJMI I FUNDIT:

Personat mbi 40 vjet duhet të punojnë vetëm tri ditë në javë

Personat mbi 40 vjet duhet të punojnë vetëm tri ditë në javë

Stimulimi i trurit është gjë e rëndësishme gjatë secilës fazë së jetës tuaj, dhe ushqimi i trurit është po aq i nevojshëm sa ushqimi i lukthit. Prandaj, është e rëndësishme ta stimuloni trurit dhe ta mbani të mprehtë përgjatë viteve.

Ushqimi i tepërt mund t’iu trashë, dhe e njëjta gjë ndodh edhe me trurin – stimulimi i tepërt mund të jetë i rrezikshëm për materien e hirtë, prandaj duhet të keni kujdes se çfarë stimulimi i dhuroni trurit, transmeton Telegrafi.


Hulumtimet e reja dëshmojnë se personat mbi 40 vjet nuk duhet ta stimulojnë trurin shumë me punë, pasi që rezultatet mund të jenë antiproduktive.

Dobësimi i aftësive kognitive mund të ndodh qysh në vitet e hershme të viteve tuaja të 40’ta dhe manifestohet me humbjen e aftësisë për tu përqendruar dhe vështirësinë për t’i mbajtur në mend faktet e rëndësishme. Ky mbi-stimulim dhe dobësim i aftësive kognitive zakonisht ndodhin për shkak të punës së tepërt.

Studimi në fjalë, pas eksperimenteve të shumta, ka treguar se personat mbi 40 vjet duhet të punojnë 30 orë në javë, përndryshe performanca e tyre do të fillojë të keqësohet.

Edhe stimulimi intelektual është i mirë nëse veç dëshironi ta mirëmbani funksionin kognitiv, dhe këtë stimulim mund ta bëni përmes lojërave të trurit, siç janë fjalëkryqet, Sudoku, por jo me stimulim të tepërt sepse do të ketë efekt të kundërt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori