Personat me aftësi të kufizuar, Dimitrovska: 70% e vendvotimeve pa qasje adekuate

Kanë të drejtë vote, si gjithë qytetarët e tjerë. Por, në të shumtën e rasteve jo edhe mundësi për ta shfrytëzuar këtë të drejtë kushtetuese. Personave me aftësi të kufizuar pengesë u bëhet qasja nëpër vendvotime. Ky problem nuk gjen zgjidhje prej vitesh dhe si pasojë shumë qytetarë mbeten pa votuar.
“Mbi 70% e vendvotimeve janë të pa qasshme për personat që përdorin karroca për invalidë, po ashtu edhe për personat me kufizime në të pamorit, përkatësisht të verbrit që e kanë problem lëvizjen. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë nismë, nga shkollat kërkojmë të rregullohet qasja, në disa prej tyre ka lift por nuk e lënë në funksion sepse po shpenzonte shumë korrent, jo s’ka logjik në Shekullin XXI – tha Bllagica Dimitrovska, Shoqata “Inkluziva”.
Dimitrovska tha se në të shumtën e rasteve pikat e votimit nuk kanë shteg të pjerrët për të lëvizur karrocat, madje disa janë në kat të dytë, pa ashensor. Ndërsa pajisjet për identifikim biometrik edhe më tepër do ta vështirësojnë votimin e tyre, tha ajo.
“Ka njerëz që nuk kanë gishtërinj dhe nuk mund të identifikohen në pajisjet elektronike, por në rregulloren e KSHZ-së thuhet se në rastet kur personat nuk kanë gjymtyrë mund të votojnë pa u skanuar. Këtë rregullore prej vitesh rekomandojmë ta përditësojmë, do t’ jetë më vështirë për ata që ballafaqohen me diçka të re, por udhëzimet janë të publikuara në ueb faqen e autoriteteve zgjedhore – u shpreh Bllagica Dimitrovska, Shoqata “Inkluziva”.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se nuk janë përgjegjës për sigurimin e kushteve fizike nëpër vendvotime, pasi një gjë e tillë është në kompetencë të autoriteteve lokale. Sipas KSHZ vendvotime në ditën e votimit do të ketë 140 pajisje montuese dhe 4 elektromotor transportues. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojnë 7 persona me aftësi të kufizuar për këshilltarë komunash, prej të cilëve dy bartës të listave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë