Nëse puçrrën nuk e ndrydhni siç duhet, mund të ndodhë që skaji i mukozës së vrimës do të dëmtohet dhe të bëjë që qelbi nga puçrra të rrëshqasë edhe më thellë në lëkurë
A keni pyetur ndonjëherë përse shpesh ju shfaqet puçrra në të njëjtin vend?
Nëse keni puçërr nën lëkurë e cila nga muaji në muaj shpërthen, mirëpo nuk arrin në sipërfaqe, mase fjala është për cist.
Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e puçrrave, nga hormonet, lëkura e papastër dhe vrimat e mbyllura.
Njëri ndër shkaqet e rishfaqjes së puçrrave mund të jetë edhe ndrydhja joprofesionale…Inflamacioni mbetet edhe më tej aktiv dhe në atë vend sërish mund të shfaqet puçrra.
Një ndër shkaqet e shfaqjes së shpeshtë të puçrrave në të njëjtin vend mund të jetë edhe cisti. Nëse ju përsëritet diçka e tillë disa muaj, më së miri është që të shkoni te dermatologu, transmeton Telegrafi.
Nëse e prekni shpesh fytyrën me duar, p.sh. nëse mbështeteni në bërryl para kompjuterit, ekziston mundësia e madhe që në atë vend shpesh t’ju dalin puçrra.
Nëse bartni syze mund të ndodhë që nuk i pastroni rregullisht, nën pjesën e cila prek hundën shfaqen puçrra të cilat përsëriten. Përpiquni t’i pastroni rregullisht, apo ta pastroni edhe vendin në hundë në të cilin i mbani syzet.
Nëse ndukni qimet nga faqet, atëherë lini vrima të zbrazëta në të cilat mund të hyjnë bakteret dhe ndyrësirat të cilat mund të shkaktojnë puçrra në vendin në të cilin shpesh i eliminoni qimet.
Në faqe mund të keni në të njëjtin vend puçrra për shkak të celularit të cilin e mbështetni për faqe. Celularët janë përplot baktere të cilat lehtë barten në fytyrë dhe krijojnë puçrra. Provoni që sa më shpesh ta dezinfektoni celularin tuaj.
Puçrrat hormonale janë të njohura për shumicën e femrave, sepse shfaqen para menstruacioneve, madje më shpesh në mjekër dhe përgjatë nofullës. Për të penguar shfaqjen e tyre nga muaji në muaj, para fillimit të ciklit, në atë vend shpesh vendosni maskë nga argjila e cila do t’i pastrojë ato zona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën