Ne shpesh mendojmë se janë një temë interesante bisede, por në realitet për ata që na dëgjojnë janë të parëndësishme, të rëndomta dhe të pakuptimta.
Ekzistojnë disa teori që kërkojnë të shpjegojnë se pse ëndërrojmë apo interpretojmë kuptimin e ëndrrave tona.
Një nga këto është teoria e aktivizimit të sintezës. Ky model u zhvillua në vitin 1976 nga J. Allan Hobson dhe Robert McCarley. Sipas saj, qarqet e trurit aktivizohen gjatë gjumit REM, një fazë e karakterizuar nga një aktivitet i fortë cerebral, në të cilën sytë lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme dhe personi ëndërron.
Ky sistem lejon aktivizimin e zonave të sistemit limbik – domethënë, atë grup formash të trurit të telencefalusit dhe diencefalusit, të përfshira në kontrollin e emocioneve, ndjesive dhe kujtimeve.
Truri sintetizon këtë aktivitet të brendshëm – duke ëndërruar – dhe përpiqet t’i japë kuptim këtyre sinjaleve. Ky model sugjeron që ëndrrat janë një interpretim personal i sinjaleve që prodhon truri gjatë gjumit.
Ekzistojnë pra, më parë emocionet e brendshme dhe pastaj ëndrrat, të cilat janë një përpjekje për të kuptuar këto emocione.
Një tjetër teori e rëndësishme është simulimi i rreziqeve. Truri në fazën e ëndërrimit, përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë: është sikur të përpiqesh të stërvitesh ose të përgatitesh për frikërat e jetës reale.
Stresi, ankthi dhe përvojat dramatike rrisin predispozicionin për të parë ëndrrat e këqija, si edhe shpeshtësinë e tyre. Dhe i njëjti makth mund të përsëritet disa herë, për të trajnuar trurin që të njohë gjendjen negative.
Makthet veprojnë si një realitet virtual në tru, duke riprodhuar skenarët më të tmerrshëm që mund të ndodhin në jetë. Kushdo që sheh ëndrra të këqija kur bie në gjumë, është më i stërvitur për të reaguar në kohë të vështira dhe për të gjetur një zgjidhje.
Këto dy teori shpesh paraqiten si konkurrente, por edhe pse e para i përcakton ëndrrat si një interpretim të inputeve të brendshme, ndërsa e dyta i përcakton ato si përpunim të të dhënave të jashtme, të dyja teoritë i përcaktojnë ëndrrat si një përpjekje për të vënë rregull, në një gjendje kaosi.
Duke marrë shtysë nga teoria e simulimit të rreziqeve, është e mundur të supozohet se kjo tendencë vjen nga nevoja për të ndarë ëndrra veçanërisht mbresëlënëse, për të marrë nga personi tjetër një mënyrë dhe një vizion tjetër për t’i rrokur dhe kuptuar, dhe në fund përgatitur për to.
Na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen.
Mënyra se si i vlerësojmë ëndrrat tona ndikohet nga fakti që informacioni negativ që përmbajnë ato, i bën ato të rëndësishme, por shpesh vetëm në sytë tanë.
Niveli i interesit që këto ëndrra mund të ngjallin në të vërtetë është i shtrembëruar nga paragjykimet tona: nuk është e thënë që bashkëbiseduesi ynë të jetë po aq i interesuar për t’i dëgjuar.
Së dyti, duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë, kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona. Në këtë dritë, është e lehtë të kuptojmë se ëndrrat që për ne janë të ngarkuara me përmbajtje, mund të duken të parëndësishme dhe nganjëherë qesharake për ata që na dëgjojnë.
Ne priremi të mendojmë se ëndrrat tona janë me të vërtetë të çuditshme, por në fakt, rreth 80 për qind e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme. Çështja është se ne tentojmë të kujtojmë dhe të flasim për ato më të çuditshmet.
Informacioni që nuk kuptojmë shpesh mund të nxisë kuriozitetin tonë, veçanërisht në prani të emocioneve të forta: mospërputhjet dhe situatat që duket se janë të pakuptimta në ëndërr na duken të mbushura me kuptime, që meritojnë diskutime dhe interpretime.
Duke marrë parasysh këtë informacion, mund të kuptojmë më mirë se si shumica e ëndrrave tona janë të mërzitshme për ata që na dëgjojnë. Nëse ende e ndiejmë dëshirën për të folur për të, qasja e duhur mund të jetë identifikimi i një metode me të cilën duhen adresuar kërcënimet që gjenden në to.
Nëse ëndrra na ka mësuar një mënyrë për t’u marrë me një problem, ndarja e asaj historie do të jetë me interes për bashkëbiseduesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjidheni dyshimin, kur është ideale të bëni dush me ujë të ngrohtë dhe kur me ujë të ftohtë
Dëshironi lëkurë të shëndetshme gjatë dimrit? Konsumoni pesë ushqimet që fytyra t’ju shkëlqejë
Sinus Lift: Një hap vendimtar për suksesin e implanteve dentare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin
Pamjet shqetësuese shfaqen brenda stadiumit të ri të Evertonit përpara përurimit
Vizita e Kurtit në Sarajevë sot është problem për Dodikun - pesë vite më parë vetë e ftoi presidentin e Kosovës
Shumë ministra evropianë bojkotojnë fjalimin e Lavrovit - zyrtarin rus e quajnë kriminel lufte
Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart
Banorët e Kalifornisë filmuan momentin kur një tërmet me magnitudë 7.0 goditi vendin e tyre