LAJMI I FUNDIT:

Përse mëritë familjare zgjasin me vite?

Përse mëritë familjare zgjasin me vite?

Zënkat dhe mëritë që zgjasin për vite me radhë mes motrave dhe vëllezërve mund të kenë shkaqe të shumta dhe janë shumë të përhapura te njerëzit. Përse ata vendosin t’i presin lidhjet dhe si ribashkohen familjet e shëndetshme?

Në shumë familje, vjen një moment kur merret një vendim “për të larë hesapet” me një tjetër. Ndonjëherë, dinamikat e fëmijërisë mund ta përshpejtojnë këtë proces. Arsyet mund të jenë të shumta – që nga plakja e prindërve, deri te distanca që merrni në jetë.

Kur psikologu i Universitetit të Pitsburgut, Daniel Shau, i cili studion marrëdhëniet mes motrave dhe vëllezërve te fëmijët, diskutoi për zbulimet e një kërkimi të tij në një program radiofonik, ai mori shumë telefonata nga të rriturit që donin të flisnin për dhimbjen e që ndjenin në marrëdhëniet që kishin me anëtarët e tyre të familjes.


“Diçka ndodh dhe ata nuk e falin më kurrë njëri-tjetrin. Më vonë të kontaktojnë duke treguar se si nuk kanë folur për 20 apo 30 vjet”.

Disa njerëz nuk e tregojnë prishjen e marrëdhënieve me motrat apo vëllezërit, sepse e shohin si diçka që të vë në siklet.

Si kthehet rivaliteti në luftë?

Kur janë fëmijë, vëllezërit dhe motrat luftojnë. Ata zemërohen me njëri-tjetrin për çështje të moshës apo se kalojnë kufij të padukshëm në ndenjësen e pasme të makinës.

“Aftësia për të luftuar me motrën/vëllain dhe zgjidhja e këtyre konflikteve, mund të jetë një arritje e rëndësishme zhvillimi”, thotë psikologia Laurie Kramer nga Universiteti i Ilinoisit.

Motrat dhe vëllezërit që nuk ia dalin kurrë të mësojnë si t’i menaxhojnë këto konflikte, kanë më tepër rrezik të krijojnë përçarje të thella si të rritur, thotë Katherine Coger, drejtoreshë e Grupit Kërkimor për Familjen në Universitetin e Kalifornisë: “Nuk ke stimuj të ruash kontaktin. Thjesht do t’i qëndrosh larg”.

Ka dy lloj personalitetesh që janë më të prirë të ndahen njëherë e përgjithmonë me motrat/vëllezërit. Këtu përfshihen armiqësorët ekstremë dhe ata që Jeanne Safer, psikoterapiste në Nju Jork, i quan grumbullues të mërive.

Mamaja kishte një të preferuar

Në një aspekt duhet fajësuar evolucioni. Motrat dhe vëllezërit nga e njëjta familje shpesh rivalizohen, sepse konkurrojnë për burimet më të shumta të jetesës dhe mbi të gjitha për kujdesin prindëror.

Shumica e nënave kanë një fëmijë të preferuar, sipas kërkimeve të Pillemer. Kur favorizimi hyn në skenë, ka më shumë gjasa që fëmijët të bëhen agresivë me njëri-tjetrin.

Por shumë të rritur e perceptojnë veten si më pak të preferuarit e familjes, ndërsa të tjerët lejojnë që kjo diferencë të ndodhë. Ata që kanë jetë të suksesshme dhe karriera të arrira, kanë më pak gjasa të fiksohen tek e shkuara dhe të shijojnë reputacionin e mirë të momentit.

Të ndahesh apo të pajtohesh?

Ftohja direkte e marrëdhënieve mes motrave dhe vëllezërve, pavarësisht se sa e merituar mund të jetë, ka pasoja serioze, sipas Safer. Ata që e fillojnë ndarjen, shpesh pendohen thellë më vonë.

“Ky mund të jetë i vetmi person që e mban mend fëmijërinë tuaj dhe ju nuk flisni asnjë fjalë me të? Kjo është tragjike”.

Të gjithë personat e intervistuar për këtë histori, thonë se do të pajtoheshin nëse motra/vëllai i kërkonte ndjesë dhe se dëshirojnë një fillim të ri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori