LAJMI I FUNDIT:

Përse e heq Obama unazën para takimit me turmën e njerëzve? (Video)

Përse e heq Obama unazën para takimit me turmën e njerëzve? (Video)

Një episod që nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve dhe medieve ka ndodhur në Karolinën e Veriut gjatë një vizite të presidentit Barack Obama.

Ndërkohë që shefi i Shtëpisë së Bardhë ecte drejt turmës së njerëzve për të shtrënguar duart, ai shihet teksa heq nga gishti unazën e martesës. Gjesti në fjalë është pikasur nga reporteri David Nakamura, i cili e ka postuar videon në Twitter.


“A është kjo një shenjë e probleme që ka ai me Zonjën e Parë Michelle?”, pyet gazetari.

Pak gjasa që kjo të jetë e vërtetë, pasi heqja e objekteve të tilla nga duart është pjesë protokollit të presidentëve të SHBA-ve.

Të mos harrojmë që një tjetër president, George W. Bush hoqi orën nga dora në një takim me banorët e Fushë-Krujës, transmeton shekulli.

Pas këtij lajmi shumë media spekuluan se ora i ishte vjedhur nga qytetarët, qka rezultoi e pavërtetë.