Nëse ndonjëherë e keni parë një shoqe apo të afërme duke vazhduar lidhjen me një partner toksik, me siguri që keni menduar se përse ajo thjesht nuk largohet.
Ndoshta ju vet keni shpenzuar muaj apo vite në një lidhje të pashëndetshme sepse nuk keni mundur t’i jepni fund lidhjes, transmeton Telegrafi.
Shumë femra inteligjente përfundojnë në lidhje të tilla toksike – por përse?
Nuk besojnë se mund të gjejnë më mirë sesa partneri aktual
Një femër me mendime të ulëta për personalitetin apo pamjen e saj shpeshherë supozon se nuk do të jetë e aftë ta gjej një partner tjetër më të mirë, andaj ajo e pranon atë gjë dhe qëndron në lidhjen aktuale.
Femrat e tilla mund të jenë të rritura në familje toksike dhe mendojnë se lidhja e tyre është normale
Është fakt pikëllues i jetës se shumë prej nesh mund të jemi rritur në familje ku abuzimi, palumturia dhe komunikimi i dobët kanë qenë gjëra normale.
Nëse prindërit tuaj kanë pasur një lidhje toksike, ju mund të rriteni duke menduar se ashtu duhet të jenë të gjitha lidhjet.
Varen emocionalisht apo financiarisht nga partneri
Nëse vareni në dikë për t’i paguar faturat, për t’i shikuar fëmijët apo për t’u kujdesur për ju në mënyra tjera, atëherë e keni të vështirë të largoheni.
Pavarësia financiare është një problem i zakonshëm për femrat të cilat kanë hequr dorë nga puna për t’u kujdesur për fëmijët.
Brengosen se çfarë do të mendojnë njerëzit tjerë
Ndonëse ndarjet dhe shkurorëzimet më nuk shihen si diçka të turpshme, ende shumë femra e kanë problem të ndahen nga partnerët për shkak të rretheve sociale.
Një femër mund të jetë nën presion për ta mbajtur një imazh të caktuar dhe e ka të vështirë ta pranojë të vërtetën rreth asaj se çfarë po ndodh në lidhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Trendi i ri i manikyrit
Menstruacionet pas lindjes mbase mund të ndryshojnë, ja çfarë mund të prisni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër