LAJMI I FUNDIT:

Përse disa fëmijë fare nuk u përngjajnë nënës dhe babait: Kundër kësaj nuk mund të bëhet asgjë!

Përse disa fëmijë fare nuk u përngjajnë nënës dhe babait: Kundër kësaj nuk mund të bëhet asgjë!

Pikërisht ne jemi koktej gjenetik i llojit të veçantë i përbërë nga qelizat e shumë paraardhësve tanë

Nga çfarë varet se a do t’i ngjani nënës apo babait, apo madje prindërve të tyre, vëllezërve, motrave?


Sipas pjesëmarrjes së tyre, gjenet në strukturën e organizmit të ri të cilat krijohen, ndahen në dominuese dhe recesive, transmeton Telegrafi.

Gjenet dominuese përfshijnë gjenet për shikim dhe dëgjim, djathtak, rritje mesatare, absorbim glukoze, flokë të hirta dhe një mijë të tjera.

Nga ana tjetër, gjenet për verbëri dhe shurdhëri, majtak, rritje të vogël drastike apo rritje të lartë, predispozita për diabet, flokë biond etj. konsiderohen recesive. Njerëz të këtillë janë shumë të paktë.

Të gjitha këto gjene, recesive dhe dominuese, do t’i definojnë karakteret e gjeneratës së re.

Kompatibiliteti i gjeneve dhe dukja e fëmijës

Çdo degëz e gjenit të njeriut ka gjenet e veta të dominimit vetjak dhe recesiv.

Nëse familja e babait ka gjene të flokëve të kuqe, ato te fëmija mund të jenë gjene dominuese. Nëse në ADN-në e nënës, e cila ka flokë biond dhe ten perfekt, gjendet i njëjti gjen recesiv, mirëpo në dukjen e saj nuk shihet, shumica e fëmijëve të këtij çifti do të jenë flokëkuq. Biondët me ten të pastër do të jenë në numër më të vogël, nëse linden fare të tillë.

Megjithatë, edhe nëse nëna nuk ka gjen të tillë recesiv, njëri ndër katër fëmijët e saj do të jetë kopje e babait flokëkuq. Këtu shfaqet edhe një ligj i gjenetikës – gjeni dominues i të dy prindërve vjen në përpjesëtim 1:2:1, nën çfarëdo rrethanash.

Duket kryesisht kështu: një fëmijë do të jetë biond, i dyti flokëkuq, ndërkaq dy të ardhshmit do të kenë linja të përziera të të dy prindërve. Madje edhe në rastin kur nëna vendos të abortojë, kokteji i gjeneve tashmë është i formuar dhe i gatshëm pret organizmin e ardhshëm.

Ka shumë gjene dominuese dhe recesive në çdo organizëm, andaj askush nuk është në gjendje t’i numërojë të gjitha kombinimet e mundshme.

Në çdo rast, në dukje të fëmijës do të vërehen vetëm gjenet më të fuqishme, qoftë të vijnë nga babai, nëna, ose gjyshërit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori