Përqindja fituese dhe titujt e Kloppit në krahasim me trajnerët tjerë të Liverpoolit

Jurgen Klopp tashmë ka hyrë në historinë e Liverpoolit si njëri prej trajnerëve të suksesshëm, duke qenë se pas Ligës së Kampionëve, është shumë pranë që ta fitojë edhe kampionatin e Anglisë, të cilin Redsat për herë të fundit e kanë fituar para tri dekadash.
Prej se e mori skuadrën nga Brendan Rodgersi në vitin 2015, strategu gjerman e ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, si edhe ka luajtur në finale të një tjetër edicioni në Ligën e Kampionëve, pastaj në Ligën e Evropës dhe në Kupën e Ligës.
Sigurimi i titullit të Ligës Premier do ta bënte atë një prej trajnerëve më të suksesshëm në histori të klubit.
Përqindja fituese e Kloppit si trajner i Liverpoolit

Gjermani e ka drejtuar Liverpoolin në 256 ndeshje në të gjitha garat duke i fituar 155 prej tyre (60.5 për qind) dhe në këtë mënyrë është bërë trajneri i katërt më i suksesshëm në këtë aspekt.
Dy trajnerët me përqindje më të mira janë Reuben Bennett dhe John McKenna, i pari me 75 për qind fitore dhe i dyti 69.4 për qind. Mirëpo, Bennett e ka drejtuar skuadrën vetëm katër ndeshje, kurse McKenna vetëm 36 ndeshje.
Sa u përket trajnerëve që e kanë drejtuar Liverpoolin më shumë se 50 ndeshje, përpara Kloppit është vetëm Sir Kenny Dalglish, i cili në 307 ndeshje ka arritur 187 fitore (60.9 për qind).
Ndërsa vlen të përmendet legjenda Bill Shankly, i cili gjatë 15 viteve i fitoi 407 nga 783 ndeshjet që i drejtoi (52 për qind).
Trajneri i Liverpoolit me më së shumti trofe

Bob Paisley i ka fituar 14 trofe të mëdha gjatë nëntë viteve si trajner i Liverpoolit, duke përfshirë gjashtë tituj kampionalë dhe tri kupa evropiane. Në fakt, këta gjashtë tituj e vënë atë përpara të gjithë trajnerëve të tjerë.
Shankly ka fituar tre tituj kampionalë, dy Kupa FA dhe një Kupë UEFA. Po ashtu, ai e ka fituar edhe titullin e ligës së dytë në vitin 1962. Dalglish i ka fituar pesë trofe të mëdha gjatë gjashtë viteve, po aq sa Houllier.
Klopp tash për tash qëndron me tre, ndërsa nëse Liverpooli e fiton titullin e kampionit të Anglisë, atëherë me katër trofe do ta kalojë Joe Faganin, i cili i ka fituar vetëm tre. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës