Alsat-M njofton se propozimi për vazhdimin gjendjes së krizës në vend deri më 31 dhjetor ka përplasur partnerët e koalicionit në Komisionin për Mbrojtje. Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi tha se vazhdimi i kësaj gjendje nuk është paraparë në Ligjin për Menaxhim me Krizat dhe që ka mjaftueshëm kohë që të shihet se si do të funksionojë marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kundër jemi për faktin që procedurat ligjore nuk e mundësojnë një ndërhyrje të këtij lloji në vazhdim ose që të mundëson vazhdimin e gjendjes së krizës nga ana e parlamentit. Gjendja e migrantëve nuk ka të bëjë me aspektin e drejtë të sigurisë edhe pse mund të ketë efekte në aspekt sigurie. Qasja fillestare dhe primare për tejkalimin e krizës me migrantët është aspekti humanitar”, deklaroi Talat Xhaferi, BDI.
Vllatko Gjorçev i VMRO-së dhe vetë Ministri i Mbrojtjes Jolevski thonë se gjendja e sigurisë në Maqedoni edhe më tej mbetet e brishtë.
“Gjatë vitit 2015 dhe 2016 kemi krizën më të madhe në Evropë që nga lufta e dytë botërore e këndej. Disa nga sulmuesit në Paris që vranë 130 civilë në një sallë koncertesh, në rrugë, kanë kaluar nëpër Maqedoni, përmes Gjevgjelisë, Demirkapisë, kaluan nëpër Negotinë dhe Kavadarë, përmes Velesit, më pas nëpër Shkup dhe Kumanovë”, tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
“Në bazë të raportit të dorëzuar deri tek Qendra për Menaxhim me Krizat kemi ardhur në përfundim si Ministri se gjendja e krizës të vazhdohet deri më datë 31 dhjetor të këtij viti”, tha Zoran Jolevski, Ministër i Mbrojtjes.
Jolevski informoi deputetët se presidenti ka miratuar vendim sa u takon kompetencave të ARM-së gjatë gjendjes së krizës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025