LAJMI I FUNDIT:

Përplasje verbale mes kreut të diplomacisë izraelite dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara: Në cilën botë jetoni ju?

Përplasje verbale mes kreut të diplomacisë izraelite dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara: Në cilën botë jetoni ju?

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, ka thënë sot se nuk do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pasi që ai kritikoi bombardimet izraelite në Gazë.

“Nuk do ta takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Pas masakrës së 7 tetorit, nuk ka vend për një qasje të ekuilibruar. Hamasi duhet të zhduket nga faqja e dheut”, tha sot Cohen në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, Guterres tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar që po shohim në Gaza”.

Izraelitët publikojnë pamjet e paedituara të sulmeve brutale të Hamasit në qytetet izraelite
Lexo po ashtu Izraelitët publikojnë pamjet e paedituara të sulmeve brutale të Hamasit në qytetet izraelite

“Të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug, ku nuk ka strehë, ushqim, ujë, ilaçe apo karburant – dhe më pas të vazhdosh të bombardosh vetë jugun”, tha Guterres.

“Më lejoni të jem i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare”, shtoi ai.

Guterres tha në të njëjtin fjalim se “ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Kryeministri çek dhe kancelari austriak udhëtojnë në Izrael: Terrori i Hamasit duhet të marrë fund
Lexo po ashtu Kryeministri çek dhe kancelari austriak udhëtojnë në Izrael: Terrori i Hamasit duhet të marrë fund

Cohen, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në sallë, iu përgjigj Guterres: “Në çfarë bote jetoni? Nuk është padyshim bota jonë”.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i bëri thirrje Guterres “të japë dorëheqje menjëherë” pas komenteve të tij. Duke shkruar në mediat sociale, Erdan tha se Guterres “nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr OKB-në”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Botë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori