LAJMI I FUNDIT:

Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin për Integrime, shkak mungesa e ministres Gërvalla

Përplasje pozitë-opozitë në Komisionin për Integrime, shkak mungesa e ministres Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk ka shkuar sot të raportoj në Komisionin për Integrime Evropiane, shkak i një udhëtimi urgjent.

E një gjë e tillë ka shkaktuar përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në këtë komision.


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur papërgjegjësi nga ana e ministres mungesën e saj në mbledhjen e sotme të këtij komisioni.

“Jemi dakorduar që sapo ajo të kthehet nga udhëtimi në Uashington që të kemi një takim me të. Jemi në fund të vitit, dhe unë kam prit që ministrja sot do të vie dhe të raportoj në këtë komisioni. E ka shty takimin me datën 13, dhe kjo është tentativa e tretë që ajo nuk vjen me raportu. Nuk e di se çka ka më të ngutshme dhe urgjente sesa një arsyetim i ministres se nuk do ti nënshtrohet raportimit në komision për shkak të një udhëtimi urgjent që i ka dal”, u shpreh Deliu-Kodra.

Ajo kërkoi nga ministrja që të jetë e përgjegjshme karshi deputetëve, shkruan Telegrafi. “Ministrja duhet të vij dhe të tregojë se çfarë po ndodh me marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja e LVV-së njëherit edhe zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, nuk u pajtua që të quhet papërgjegjësi derisa ka pasur të bëjë një udhëtim urgjent.

“Arsyeja e mungesës së ministres është fakti që asaj i është dashur urgjent të udhëtoi, mendoj se nuk duhet të quhet papërgjegjësi nga ana jonë si deputet . Unë e kuptoj që është e rëndësishme që secili ministër të raportoi në komisione, por e rëndësishme është që secili ministër ti qoj përpara agjendat e tyre. Përderisa vizita e ministres në këtë rast ndërlidhet me agjendat e tyre, mendoj se duhet mu trajtua me më urgjencë, sesa fakti që ne pe quajmë papërgjegjësi pse ajo nuk është këtu për të raportuar. Mund të gjejnë data tjera për të raportuar para komisionit, por nuk mund të gjejnë data tjera për të realizuar këto takime. Nuk po më duket e rrugës ta quajmë papërgjegjësi, ne kemi rast që ta ftojmë ministren prapë që të raportoj për punën e MSA-së”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ministrja Gërvalla nuk shkon për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane
Lexo po ashtu Ministrja Gërvalla nuk shkon për raportim në Komisionin për Integrime Evropiane

Pas kësaj ka reaguar deputeti tjetër i PDK-së, Elmi Reçica i cili iu drejtua deputetes së LVV-së që t’ia caktojë agjendën ministres Gërvalla.

“Do të ishte mirë me caktua një ditë kur ministrja do të vijë të raportojë, meqë ju po e dini agjendën e saj”, tha Reçica.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e cila tha se nuk është zëdhënëse as e ministres e as e Qeverisë.

“Unë kërkoj që për këtë gjë të sqarohemi me kabinetin e ministres dhe të na dërgojnë datën e ditëve kur ajo është e gatshme të vij të raporton. Sa i përket asaj për përpilim të agjendave, unë nuk përpiloj agjenda z.Reçica unë jam deputete, nuk jam zëdhënëse as e ministres e as e Qeverisë”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Sërish ka reaguar deputeti Reçica duke iu drejtuar deputetes Kryeziu-Hyseni se “ju thatë që nuk jeni zëdhënëse, por përmbajtja ishte e tillë”, shkruan Telegrafi.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra sërish mori fjalën duke thënë se nuk ka asnjë arsyetim që një ministre për tri herë radhazi nuk i përgjigjet Kuvendit.

“Kur nuk kemi njohje, anëtarësime dhe në fund deputetët e mazhorancës thonë që nuk është e papërgjegjshme. Dhe pa asnjë informim dhe detaj i del një takim urgjent, unë nuk mund ti them asgjë tjetër pos papërgjegjësi të ministres Gërvalla që ka pasur të raportoj për 16% të punës që ajo e ka bërë”, u shpreh Deliu-Kodra.

Kundër këtyre akuzave nga opozita sërish reagoi deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e cila u tha deputetëve të opozitës se nuk është mirë me hedh fajin vetëm pse keni mundësi.

“MSA është në fuqi tash e 15 vite, e nëse e bazoheni më 16% e punës është mirë me shiku çka ka ndodh në këto 5 vitet e fundit. Mos ta hedhim fajin vetëm pse keni mundësi. Nëse ju konsideroni se unë duhet të bëjë agjendën, nuk e bëjë një gjë të tillë. Unë nuk jam këtu për të marrë përsipër të tilla kërkesa që vijnë nga ju si opozitë”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se ministrja vetë e ka zgjedh datën dhe kohën për të raportuar.

“Nuk është ndonjë arsyetim i qëndrueshëm kjo, herëve të tjera të jenë të kujdesshëm që kur të caktojnë datë për raportim ti shqyrtojnë agjendat e tyre paraprakisht”, tha Kadrijaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori