Përplasje për propozim ligjin në arsimin fillor, ASH-ja e kërkon edhe në gjuhën shqipe
Edhe pse ishte planifikuar nisja e debatit për propozim Ligjin për Arsim Fillor në komisionin parlamentar të Arsimit dhe Shkencës, i njëjti u bllokua nga opozita për shkak se kjo e fundit vlerëson se janë shkelur Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji për Gjuhët. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, thotë se Ministria e Arsimit Ligjin e ka dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në atë shqipe.
“Unë dua ligjin ta mbroj në gjuhën burimore, shqip, ashtu si ma garanton edhe ligji edhe kushtetuta, dhe në kërkim në shërbimet e Kuvendi më thanë se ligji akoma nuk është përkthyer por është në procedurë, nuk kam mundësi ta mbroj ligjin ose ti jap vërejtjet e mija. E dyta ne kemi miratuar një ligj për gjuhët që kaluan gjashtë muaj nga miratimi dhe nuk e shoh arsyen pse ministria dhe ministri nuk e sjellin ligjin si propozim në dy gjuhë”, deklaroi Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët.
Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, tha se zgjidhjen ligjore të Qeverisë e kanë pranuar vetëm pra dy ditëve. Ai tha se deputetët duhet të kenë afat tetë ditë që të analizojnë këtë propozim ligj.
“Kur e caktuat seancën me të vërtet duhej keni parasysh se caktohet shumë herët ky komision. Ne si deputetë të opozitës, por besoj edhe kolegët nga shumica duhej të kontaktojmë me të gjitha palët e preokupuara, si me arsimtarë, prindër, nxënës, sindikatat, organizata joqeveritare, me të cilat duhej të vendosim kontakte përkatëse dhe të sjellim qëndrim në lidhje me këtë ligj”, tha Dragan Danev, OBRM-PDUKM.
Kryetarja e Komisionit, Zhaklina Llazarevska, e cila është nga radhët e LSDM-së, deklaroi se qëllimi i caktimit të seancës ishte vetëm që të miratohet nevoja për Propozim ligjin për Arsim fillor dhe të merren vesh për debate publike.
“Ju propozojë që bashkë të konstatojmë se cilin ta ftojmë, të kemi debat publik dhe ne ti tregojmë ministrisë nëse na kanë dorëzuar tekst të mirë ose jo. Ja mundësi që ju këtu, drejtpërdrejt në Komisionin amë, të merrni pjesë dhe të krijoni politikë në sjelljen e këtyre ligjeve thelbësore”, pohoi Zhaklina Llazarevska, LSDM.
Opozita tha se nuk do të diskutojnë për Propozim ligjin, përderisa shkelet Rregullorja e Kuvendit. Ministri i Arsimit Arbër Ademi ditë më parë e prezantoi zgjidhjen ligjore për arsim fillor, kur njoftoi se do të kërkojë edhe mbështetjen e opozitës, duke u ulur dhe biseduar me përfaqësuesit e të gjitha partive politike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri