Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë shkëmbyer replika mes vete në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri fillimisht mori fjalën duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku sonte do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.
Ai tha se kjo seancë është kënaqësi e Serbisë sepse përmes saj ata tentojnë të poshtërojnë Kosovën.
“E vetmja seancë dhe kënaqësi e Serbisë është me ftu mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për Kosovën sepse aty në radhë të parë për Kosovën flet UNMIK-u, e pastaj flasin përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës Gjithmonë me synimin me degraduar shtetin e Kosovës, synojnë me pas UNMIK-un të parët”, tha Tahiri.
Ai shtoi se në të kaluarën pikërisht për shkak të poshtërimit të Kosovës, ishin dakorduar që në këto mbledhje Kosova të mos përfaqësohej në nivel të lartë.
“Në të kaluarën me partnerët tanë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë që janë anëtarë të përhershme siç janë Britania e Madhe dhe Franca jemi dakorduar që sa më ultë të përfaqësohet Kosova në atë nivel, pra mundësisht mos me shku as ministri i jashtëm as kryeministri as presidenti por me shku ambasadori, sepse qëllimi i Serbisë është që Kosova me dalë pas UNMIK-ut. Pra kjo është një kurth e Serbisë dhe ju bini në grackën e tyre”, tha Tahiri, shkruan Telegrafi.
Tahiri tutje akuzoi qeverinë se në tri vite qeverisje, Kosovës i ka sjellë vetëm sanksione.
“Para vitit 2021 kanë ardhur 117 njohje dhe asnjë njohje ska ardhur në kohën kur ju qeverisni, e fundit ka ardh prej kryeministri Avdullah Hoti. Ju e udhëhiqni Kosovën me çnjohje. Ju keni sjell sanksionet ne kemi sjellë 117 njohje”, u shpreh deputeti Tahiri.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka ndërhyrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Nuk e pata në plan të flas por më zgjoi vëmendjen deklarata e Abelardit që tha me neve ka pas njohje e me juve sanksione. Qytetarët me të drejtë mund të pyesin se pse ka pas sanksione. Ka pas sanksione për shkak se për herë të parë kontrabanduesit, terroristët, kriminelët nuk janë lejuar të veprojnë në veri të vendit tonë sic kanë vepruar në kohën kur keni qeverisur ju”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se “ju i keni lejuar sjelljet agresive të Serbisë mbi territorin e Kosovës. Nuk është larg mendsh që disa prej qeveritarëve dhe ish-politikanëve kanë bashkëpunuar me kontrabandistë, e keni teleruar Radoiçiqin dhe plotë tororiste tjerë”.
Ministrja shtoi se kur Kosova ka treguar dhe ka dëshmuar që nuk do të tolerohen më këta, natyrisht që janë vendosur masat sepse nuk i ka pëlqyer dikujt në këtë rast BE-së, shkruan Telegrafi.
E tjetër reagim pati nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“U tuta që s’pe merr fjalën meqenëse kem dytë bashkë në seancë Abulenë. Është e çuditshme me ni një zyrtar duke thënë se BE-ja na ka vendos sanksione pse ne po vendosim rend dhe ligj”, tha Tahiri.
Ai shtoi se i vetmja që bashkëpunon me Radoiçiqin është shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Këqyre Albulenë në këtë Kuvend vetëm për një njeri e dimë që koordinohet me Radoiçiqin vetëm për shefen e grupit tuaj parlamentar. Ju Radoiçiqin e keni pas në dorë e keni pa me dron në kohë reale dhe ai ecke kadal dal dhe dul prej Kosove si zotëri. Ju duhet kësaj mi dhanë përgjigje se qysh e lejuat Radoiçiqin me dalë pa therr në këmbë prej një akti terrorist që bëri në Kosovë. Ju e keni dit ku është dhe e keni leju me u largu”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët