LAJMI I FUNDIT:

Përplasje e komisionerëve të partive në qendrën e votimit në fshatin Turjakë të Malishevës

Përplasje e komisionerëve të partive në qendrën e votimit në fshatin Turjakë të Malishevës

Në qendrën e votimit në fshatin Turjakë të Malishevës, ka ndodhur një përplasje në mes të komisionerëve të Nismës dhe LVV-së.

Menaxheri i qendrës, Agron Zogaj, ka refuzuar të flasë para kamerës për Kallxo.com në lidhje me rastin, pasi sipas tij nuk është e arsyeshme të flas për këtë rast.


“Rasti ka ndodhe brenda votimit, unë s’mundem me dhënë detaje për diçka që ka ndodhe atje. Edhe s’ka qenë rast po një votues kur ka ardh te vendi i votimit e ka marrë me vrull fletën edhe është ndërprerë votimi për 5 minuta edhe se shoh të arsyeshme me fol për këtë para kamerës”, ka deklaruar Zogaj.

Vëzhguesi i LVV-së në këtë fshat, Tafil Kastrati ka thënë se persona të afërt me Nismën po bëjnë presin tek votuesit.

“Prej hapjes së vendvotimit në Turjakë, strukturat e Nismës na kane bërë preson si neve brenda vendvotimit, ashtu edhe votuesve jashtë”, tha Kastrati.

Mirëpo, akuzat e vëzhguesit të VV në Turjakë se zyrtarë të Nismës kanë qëndruar në hapësirat e kësaj shkolle dhe po bëjnë presion tek votuesit, kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati i ka mohuar këto akuza.

“Nuk kam informacione se ka ndodhë diçka e tillë nëse familja ime ka qëndruar në ato hapësira apo nëse asamblistët kanë qëndruar atje sepse ne nuk jemi të interesuar ta prishim procesin fare sepse jemi të ndershëm”, tha Kastrati.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori