LAJMI I FUNDIT:

Përplasja mes Shaip Mujës dhe Kadri Veselit për akademinë (Video)

Përplasja mes Shaip Mujës dhe Kadri Veselit për akademinë (Video)

Kur deputeti i PDK-së, Shaip Muja, mori fjalën dhe doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të ripërsëritur qëndrimet e tija të bëra publike muaj më parë kundër Qeverisë e cila ra sot, ai tha edhe diçka të re: e quajti PDK-në akademi.

“Përfundimisht PDK mbetet akademi politike për shumë kë në Kosovë. Pse mbetet. Nëse ktheheni me akademikët si Hivzi Islam që rren për territorin, e për mercenarët sikur Tomor Qela..”, tha Muja i cili u pengua nga kryetari i partisë së tij Kadri Veseli, transmeron Insajderi.


“Të lutem emra që janë jashtë sallës mos përmend të lutem”, tha Veseli.

Por ajo që pasoi mes fjalës së Mujës që vazhdonte dhe Veselit që e pengonte nxjerr diçka tjetër.

Veseli në një moment kritikon Akademinë, por nuk dihet nëse i referohet “Akademisë së PDK-së” apo “Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës”.

“T’lutem lëre se edhe akademinë e kena bo fet qysh ka thënë Jakupi para disa viteve”, thotë Veseli.

E Jakup Krasniqi ka folur për të dyja “akademitë”.

Për atë të Shkencave dhe Arteve ka shkruar vite dy vite më parë një kolumne në të cilën ka akuzuar ASHAK-un se “po heshte karshi shumë gjërave të këqija që i ndodhin vendit”.

Ndërsa “akademinë e PDK-së” që iu referua Muja, Krasniqi në një intervistë me “Tribuna Channel” të realizuar në dhjetor të vitit të kaluar, teksa fliste për PDK-në, e quante këtë parti “shkollë të UDB-së serbe”.

“Kjo është realisht një shkollë që duhet ta quajmë shkolla Pronto dhe e cila mund të krahasohet me politikën e Gebelsit, Stalinit, Stankoviqit dhe Millosheviqit. Dhe sigurisht është një shkollë e UDB-së”, kishte thënë Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori