LAJMI I FUNDIT:

Përplasi për muri veturën, vetëm një orë pasi e bleu (Foto)

Përplasi për muri veturën, vetëm një orë pasi e bleu (Foto)

Një 17-vjeçar i paemëruar nga Perth i Australisë, e ka blerë një Nissan Skyline, por është përplasur për muri pas një orë vozitje.

Shoferi i ri i ka bërë disa xhiro rreth shtëpisë, por ka pësuar aksident duke i shkaktuar dëme të lehta makinës, transmeton Telegrafi.


Mësohet se ai e ka pasur të kapur shenjën “P” që nënkupton se ai nuk ka licencë për vozitje, por ka leje të përkohshme derisa ta kalojë provimin.

“Ai doli me nxitim pas përplasjes, por u qetësua dhe i thirri forcat e rendit. Megjithëse është i ri, dinte të mbante gjakftohtësinë”, ka thënë një fqinj në kushte anonimiteti.

Mësohet se ky model nga Nissan Kushton nga 15 deri 20 mijë dollarë. /Telegrafi/

perplasi-per-muri-veturen-vetem-nje-ore-pasi-e-bleu-foto-2

perplasi-per-muri-veturen-vetem-nje-ore-pasi-e-bleu-foto-3