LAJMI I FUNDIT:

Përplaset me kamion në autostradë, policët amerikanë shpëtojnë shoferin pak sekonda pa shpërthyer mjeti

Përplaset me kamion në autostradë, policët amerikanë shpëtojnë shoferin pak sekonda pa shpërthyer mjeti

Dy policë në New Jersey të SHBA-ve kanë arritur në sekondat e fundit ta shpëtojnë një burrë nga vdekja.

E gjitha ndodhi kur derisa po patrullonin nëpër autostradë, u njoftuan se kishte ndodhur një aksident dhe se një kamion ishte përplasur dhe brenda tij po qëndronte i ngujuar shoferi, transmeton Telegrafi.

Duke parë se kamioni kishte marrë flakë, ata reaguan shpejtë duke u nisur në vend të ngjarjes dhe pa u menduar dy herë iu afruan kamionit – hapën derën dhe e nxorën shoferin.


Pa u larguar pak metra, kamioni shpërtheu pasi kishte pasur rrjedhje e naftës. Për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e policëve që i kishin të vendosura në uniformë. Ata janë duartrokitur për këtë gjest heroik. /Telegrafi/