LAJMI I FUNDIT:

Përplasen Kusari–Lila dhe Ardian Gjini për ngrohtoren e qytetit të Gjakovës (Video)

Përplasen Kusari–Lila dhe Ardian Gjini për ngrohtoren e qytetit të Gjakovës (Video)

Në kuadër të debatit të zhvilluar për të parin në Komunën e Gjakovës, në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, janë ballafaquar Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në këtë ballafaqim, është diskutuar edhe çështja e ngrohtores së qytetit të Gjakovës, fajtor për mungesën e së cilës, kandidati i AAK-së, e ka bërë kryetaren e deritanishme të Komunës së Gjakovës, Kusari – Lilën, duke e theksuar se kjo çështje hyn në mesin e premtimeve që ajo nuk i ka realizuar.


Sipas tij, projekti i ngrohtores është vonuar në Gjakovë, por jo në Prishtinë.

“Kjo ka ndodhur për shkak se kanë shkuar matjet gabim dhe është gabuar në dokumentacion nga ana e Komunës së Gjakovës. Është vonuar dokumentacioni kadastral prej komunës tonë”, ka shtuar Kusari – Lila.

Ndërsa, shefja e deritanishme e Komunës, ka thënë se problemet në parlamentin e Kosovës, ato më gazin lotsjellës dhe problemet tjera politike, që janë lidhur më dy tema si demarkacioni dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kanë ndikuar që puna e bordit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), të shtyhet për një vit.

“Ka penguar drejtpërdrejt në vonimin e projektit të ngrohtores, projekt ky i cili ka qenë i dedikuar prej Komisionit Evropian (KE), dhe ka kërkuar shpronësimin e dy tokave që kanë qenë në kuadër të AKP dhe nuk mund të shpronësohen”, ka shtuar ajo.

Kusari – Lila, ka thënë se ekziston letra e sekretariatit të energjisë nga Vjena, që ja tërheq vërejtjen Qeverisë së Kosovës për vonesa, në raport me ngrohtoren e Gjakovës.

“Sekretariati asnjëherë nuk na ka tërhequr vërejtjen neve si Komunë”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori