Përpjekjet komike të babait, për të ushqyer vajzën (Video)

Prindërit bëjnë veprime të ndryshme, vetëm që t’i bëjnë fëmijët e tyre të hanë.
Një baba i panjohur, e ka realizuar një xhirim ku tregon se si e bëri vajzën të ‘zbrazë pjatën’.
Prej imitimit të trenit, deri tek aeroplani janë zërat që nxjerr ai, në mënyrë që ta bëjë vogëlushen të hapë gojën, transmeton Telegrafi.
Nuk mungon as troku i kalit, e sirena e autoambulancës, por vajza me përparëse rozë, nuk duket aspak e kënaqur.
Sidoqoftë, meqenëse ajo hëngri ushqimin, mund të thuhet se përpjekjet e babait ishin të suksesshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































