LAJMI I FUNDIT:

“Përpjekja e fundit” për të bindur Turqinë të lejojë Suedinë në NATO

“Përpjekja e fundit” për të bindur Turqinë të lejojë Suedinë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thirri sot në Vilnius një takim të liderëve turk dhe suedez, në prag të samitit të NATO-s, me qëllim që edhe një herë të përpiqet të heqë bllokadën turke ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Stoltenberg thirri një takim midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit suedez Ulf Kristersson një ditë përpara samitit dy-ditor të NATO-s, në të cilin aleanca dëshiron të tregojë unitet përballë pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Telegrafi.


Sekretari i Përgjithshëm tha javën e kaluar se pranimi i Suedisë në NATO është afër.

“Ajo që është e rëndësishme është që ne të kemi një rezultat pozitiv javën e ardhshme”, u tha ai gazetarëve pas takimit me përfaqësuesit e Turqisë dhe Suedisë të enjten.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar, duke braktisur një politikë dekadash të neutralitetit ushtarak.

Kërkesa për anëtarësim në aleancë duhet të miratohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s dhe ndërsa Finlanda mori dritën e gjelbër në prill, Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë miratuar hyrjen e Suedisë. Budapesti tha se do ta bënte këtë kur Turqia të bënte të njëjtën gjë.

Erdogan duhet të takohet me Joe Biden në Vilnius në margjinat e samitit, ku pritet që presidenti amerikan të përpiqet edhe një herë të bindë homologun e tij turk që të miratojë anëtarësimin suedez.

Presidenti i Turqisë thotë se Suedia po strehon anëtarë të grupeve militante, kryesisht mbështetës të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën ai e akuzon për organizimin e protestave dhe financimin e grupeve terroriste.

Suedia tha se kishte përmbushur kërkesat e rënë dakord në bisedimet me Turqinë, duke përfshirë futjen e një ligji të ri që e bën të paligjshëm anëtarësimin në një organizatë terroriste.

Të premten, Erdogan premtoi të merrte “vendimin më të mirë, cilido qoftë ai”, duke thënë se të gjitha opsionet janë ende në tryezë.

Çelësi, megjithatë, mund të jetë në Uashington: analistët vlerësojnë se drita e gjelbër e Turqisë për Suedinë është e kushtëzuar me dorëzimin e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16 në Ankara, gjë që Turqia e mohon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori