Trafiku krijohet si rezultat i mungesës së infrastrukturës, ndërtimi i shkollave ndihmon në pastrimin e ajrit
Strategjia e kryetarit të Prishtinës është që kryeqyteti të ketë ajër të pastër me një sistem të ri menaxhimi.
Rama thotë se problemet që shkakton ndotja e ajrit janë të ndryshme prej termoelektranave e deri te trafiku që është një ndotës i madh. Po ashtu, Rama thotë se gjatë kohës së dimrit janë edhe shtëpitë private të cilat përdorin qymyr apo dru dhe disa prej elementeve që ne kemi filluar t’i ndërmarrim menjëherë është ta ndihmojmë trafikun, se trafiku sa më ngadalë që lëvizë aq më shumë ka ndotje të ajrit.
“Trafiku krijohet si rezultat i mungesës së infrastrukturës shkollore, ne nuk kemi shkolla nëpër lagje të reja, kemi një numër të madh të qytetarëve që tash janë vendosur larg qendrës me shtëpi e duhet ta marrin makinën që të vijnë në qendër dhe kjo krijon kaos, krijon probleme të trafikut. Pra ndërtimi i shkollave ndihmon në pastrimin e ajrit”, thotë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Në pyetjen e BB Green-it se cilat janë zgjidhjet e problemit, Rama tha se janë disa aspekte si zgjidhje dhe ndër të tjera në takimet e njëpasnjëshme me Bankën Botërore kanë diskutuar specifikisht se si munden ta përmirësojnë cilësinë e ajrit.
“Në bazë të analizave të BB-së, ndotësit më të mëdhenj pikërisht gjatë kohës së dimrit janë shtëpitë të cilat përdorin kaldaja që djegin qymyr dhe që djegin dru”.
Rama thotë se edhe produkti kryesor siç është qymyri apo druri nuk janë të terur mire dhe kjo krijojnë një ndotje të hatashme të ajrit.
Kryetari i Prishtinës thotë se janë duke marrë vendime dhe duke krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë me Bankën Botërore që të marrim fonde dhe t’i subvencionojmë shtëpitë private me kaldaja të reja të cilat janë eko.
Eko kaldaja që mundësojnë në këtë aspekt pirmirësimin e ajrit dhe që kanë efikasitet shumë të mirë dhe shumë të lartë me një rezultat deri 95 përqind.
“Unë besoj që ia vlen investimi ynë si komunë t’i mbështesim me subvencione qytetarëve të Prishtinës që e përdorin këtë mjet të nxehjes gjatë dimrit”, thotë Rama.
Një prej zgjidhjeve është edhe ridefinimi i qendrës ku është vendosur qytetari i pari sipas Ramës dhe më pas trafiku urban dhe ai alternativ e pastaj vijnë në radhë makinat.
Sipas tij edhe kjo është një strategji që ndërlidhet me krijimin e platformave ndërlidhëse me qendrën dhe zonën e Arbërisë, me qendrën, me zonën e Kodrës së Trimave, qendrën me zonën e Bregut të Diellit, me nënkalimin që e lidhim Dardaninë me Emshirin, pra e bëjmë një ndërlidhje të qendrës me zonat përreth ku krijojmë një mundësi të transportit alternative, tha Rama për fushatën e e gazetarisë së gjelbër “Le të flasim për ajrin”.
Si plan i kryetarit të Prishtinës është rritja e numrit të autobusëve të trafikut urban si dhe fillimi i përdorimit të e-scooters apo e-bike për lëvizjen e lirë të qytetarëve të cilët do të kenë disa alternative, sepse deri tash Rama thotë se alternativen e vetme e kanë të hipin në makinë dhe të vijnë në qendër.
Kryetari i Prishtinës thotë se do të bëjnë zgjidhje të qëndrueshme me plane afatshkurtra, afatmesme edhe afatgjata.
“Afatshkurtra janë ato që jemi në diskutime me kompani private për lansimin e e-scooters ose skuterëve elektronik, por jemi në përpilim të rregullores, sepse na nevojitet një rregullore para se t’i vëmë në qarkullim. Kjo na nevojitet tash edhe të ndërlidhemi me Manifestin, Bienalen e Manifestes ku parashihet të vijnë mbi 100 mijë turistë në Prishtinë dhe kemi nevojë për një sistem tjetër alternativ, pra duhet menjëherë ta bëjmë këtë”, thotë Rama.
Ndërsa në aspektin afatmesëm Rama thotë se do ta bëjnë analizën e të gjitha shtëpive që për momentin djegin ose përdorin kaldaja të vjetra dhe djegin materiale të lagëta që krijojnë një ndotje më të madhe të ambientit, të ajrit dhe me eko e-bus, eko kaldaja mundemi ta ulim ndotjen e ajrit deri ne 95 % kështu që janë efikase shumë, thotë ai .
Përparim Rama e konsideron të vlefshëm subvencionimin për qytetarët, por paraprakisht nevojitet një marrëveshje tri-palëshe komuna, qeveria dhe Banka Botërore.
Ndërsa, sa i përket trafikut urban, jemi në diskutim me BERZH-in (Bankën Europiane për Zhvillim) që ta shtojmë numrin e autobusëve të Trafikut Urban, po ashtu të sjellim në qendër të Prishtinës autobus elektrik të cilët edhe ndihmojnë në përmirësimin e ajrit, tha Rama për BB Green.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

BDI: Mickoski edhe pas 5 vitesh nuk del nga hija e Gruevskit, OBRM ka rënë nën 350 mijë votues

Me kërkesë të NATO-s, forcat turke dërgojnë “njësi rezervë” në Kosovë

Serbët bëjnë fushatë kundër ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vrasjen e tij

Serbi nga Kosova shkoi në tubimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, u lëndua për vdekje afër Nishit – familjarët kërkojnë drejtësi

Serbët bëjnë fushatë kundër ushtarit amerikan që po qëndron në veri, bëjnë thirrje edhe për vrasjen e tij

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, i përfshirë në disa vepra penale

Kryetari i Zveçanit dhe ai i Zubin Potokut të gatshëm të punojnë nga objekti i komunës kur situata të stabilizohet

Qetë në veri, numër i vogël i protestuesve

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Babai i Kvaratskhelia zbulon klubin që Khvicha ëndërron të luajë

"Lojtarët që kryejnë marrëdhënie seksuale katër herë në muaj nuk mund të luajnë për mua" - Simeone me mendim që ka befasuar shumëkënd

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite