LAJMI I FUNDIT:

Përmirësoni marrëdhënien me prindërit tuaj: Këshilla për zgjidhjen e konfliktit midis nënës dhe vajzës

Përmirësoni marrëdhënien me prindërit tuaj: Këshilla për zgjidhjen e konfliktit midis nënës dhe vajzës

Nga dashuria te urrejtja … çdo familje, përveç harmonisë, ka edhe ato momente të vështira. Dhe ndërsa arrini të ekuilibroheni mirë me fëmijën tuaj, shpesh ndodh që të ketë probleme në marrëdhëniet me nënën. Shihni se si të rregulloni çdo mosmarrëveshje

Asnjë marrëdhënie nuk është ideale, sepse të gjithë jemi të përshtatur thjesht ndryshe. Ndodh shpesh, sidomos kur krijoni familjen tuaj, të lindin vështirësi në marrëdhënien tuaj me nënën tuaj. Në mënyrë që të funksiononi më mirë me nënën tuaj (në rast se marrëdhënia aktualisht është e tensionuar), kushtojini vëmendje këshillave që vijojnë, transmeton Telegrafi.


Vendosni pritjet reale nga marrëdhënia juaj

Ndërsa disa janë në gjendje të ndërtojnë një marrëdhënie miqësore me prindërit e tyre, për të tjerët gjithçka reduktohet në një lloj tolerance reciproke.

Në çdo rast, është e nevojshme të jesh i vetëdijshëm për atë që mund të lindë nga një marrëdhënie e caktuar. Ju nuk e keni dhuntinë që të keni marrëdhënien më ideale me nënën tuaj, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e mbushur me dashuri dhe respekt.

Gjeni interesa të përbashkëta

Gjërat të cilat mund t’i bëni bashkërisht mund t’ju ofrojnë, qoftë kur është fjala për një piknik javor, për shkuarje në treg apo vizitë në ndonjë sallon kozmetike.

Kujdesuni që të zgjidhni një aktivitet që do të kënaqeni dhe të gjeni kohë për një ose dy orë cilësore (ose më shumë) me nënën tuaj. Nëse nuk mund të bëni ndonjë aktivitet që do t’ju pëlqente, sugjeroni diçka krejtësisht të re, e cila do të jetë një sfidë për ju të dyja.

Zgjidhni betejat tuaja

Disa beteja ia vlen të bëhen, ndërsa disa të tjera është më mirë të mos i filloni fare. Në vend që të përpiqeni me këmbëngulje ta bindni nënën tuaj që lidhur me diçka nuk ka të drejtë (gjë që mbase nuk ka aq shumë rëndësi), thjesht pajtohuni rreth asaj që çdokush ka të drejtë në mendimin e vet.

Mos harroni se ju dhe nëna juaj jeni rritur në kohë krejtësisht të ndryshme dhe se ju nuk mbani të njëjtat përvoja me vete. Atë që ju sot dini, nëna juaj mund të mos e ketë ditur në moshën tuaj (kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve, për shembull) dhe mund të jetë shumë e vështirë për të nëse përpiqeni ta bindni se e ka gabim.

Mësoni të falni

Të hidhëroheni me dikë që ju është shumë i afërt, siç është nëna juaj, është toksike për ju. Pakënaqësinë që mbani brenda vetes, sepse gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshironi dhe ende ka grindje mes jush, mund të krijojë, gjithashtu, probleme shëndetësore.

Nëse vendosni ta falni, pavarësisht nga fakti që keni pasur të drejtë dhe nëna juaj nuk ka hedhur hapin e parë, ju po i dërgoni asaj një mesazh se si duhet ta trajtojë personin që është pjesë e saj. /Telegrafi/