Në Prezantimin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Guvernatori, Ahmet Ismaili theksoi të arriturat e këtij viti dhe zhvillimet në sektorin financiar.
Ai filloi fjalën e tij duke falënderuar mediat dhe gazetarët për kontributin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut mbi sektorin financiar dhe avancimin e edukatës financiare, duke theksuar se kjo ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve financiare në vend.
“Faleminderit mediave dhe gazetarëve për punën e tyre të palodhshme, e cila ka ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sektorin financiar dhe ka kontribuar në avancimin e edukimit financiar,” u shpreh Guvernatori Ismaili.
Në kuadër të analizës makroekonomike, Guvernatori përmendi stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës. “Sistemi financiar është i qëndrueshëm, stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar. Cilësia e aseteve është e duhura, dhe gjithëpërfshirja financiare e qytetarëve është përmirësuar,” theksoi ai, duke shtuar se treguesi i kredive jo-performuese (NPL) ka mbetur në nivele të ulëta.
Një tjetër arritje e rëndësishme është implementimi i Llogarisë së Pagesës me Shërbime Bazike. “Derimë tani, janë konvertuar rreth 390 mijë llogari, duke ulur drejtpërdrejt kostot e transaksioneve bankare për qytetarët,” sqaroi Ismaili.
Në fushën e ndërkombëtarizimit, Guvernatori theksoi përpjekjet për të promovuar BQK-në dhe sektorin financiar në arenën ndërkombëtare. “Në këtë vit, janë zhvilluar dhjetëra vizita me institucione financiare ndërkombëtare dhe takime me përfaqësitë ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë,” tha ai.

Një tjetër hap i rëndësishëm ishte përmbyllja e para-aplikimit për Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), që është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në sistemin financiar ndërkombëtar.
Guvernatori gjithashtu foli për avancimin në mbrojtjen e konsumatorit, me krijimin e një departamenti të ri për shqyrtimin e praktikave të tregut. “Ky departament ka për qëllim përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorëve, duke siguruar që praktikat e tregut të jenë të drejta dhe transparente,” shtoi ai.
Në drejtim të komunikimit dhe transparencës, BQK ka rritur numrin e publikimeve dhe aktiviteteve në platformat e saj online.
“Web-faqja e BQK-së është ridizajnuar dhe lëshuar në përdorim, ndërkohë që po funksionalizohet Platforma për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, e cila do të ndihmojë qytetarët në krahasimin e tarifave të produkteve financiare,” theksoi Ismaili.
Përmbyllja e ngjarjeve të këtij viti përfshiu edhe shënimin e 25-vjetorit të themelimit të BQK-së me një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë. “Ky ishte një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi arritjet tona dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm,” tha ai.
Përveç kësaj, BQK ndau Çmimin “Ekonomisti i Ri” për të nderuar punën kërkimore dhe për të inkurajuar aktivitetin hulumtues në fushën e ekonomisë.
Guvernatori Ismaili përmbylli fjalimin e tij duke theksuar angazhimin e BQK-së për të avancuar sistemin financiar dhe për të mbajtur stabilitetin ekonomik të vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
NLB Banka shpall fituesen e kampanjës “Paguaj me kartelë NLB VISA” – Udhëtim magjik në Budapest për të ndjekur garën Red Bull Formula!
CineLady vjen me filmin ‘’MATERIALISTS’’ me 13 Gusht në CineStar Megaplex
Gjirafa50, partner zyrtar i AMD-së në Kosovë – Tani e tutje, fuqia e vërtetë e performancës është më afër se kurrë!
Shqiptarët që po hapin dyert e investimeve në Dubai – për herë të parë, një event ekskluziv në Prishtinë nga E N D Properties
United Hospital – ofron kujdes shëndetësor të avancuar për qytetarët e Kosovës
Mbushu energji për gjithë ditën me qumështin e bajameve
CineLady vjen me filmin ‘’MATERIALISTS’’ me 13 Gusht në CineStar Megaplex
Gjirafa50, partner zyrtar i AMD-së në Kosovë - Tani e tutje, fuqia e vërtetë e performancës është më afër se kurrë!
"Të mbijetosh në pension" - si i sigurojnë të ardhurat evropianët e moshuar?
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijuar për t’ju përshtatur jetës suaj në lëvizje: Zbulo eksperiencën e re Galaxy me Z Flip7, Z Fold7 dhe aksesorët inteligjentë
Siguro furnizimin me energji elektrike: Lidh kontratën me Enerco para 30 korrikut
Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret
Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!
Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!
Më të lexuarat
“Na mashtruat për Kosovën” – Vuçiq, ndërkombëtarëve: Turp për ju, ju kopilë
Fisi ku gratë nuk lahen me ujë, por shkëlqejnë dhe mirëpresin mysafirët në shtrat
Pamja e shpatullës së Bellingham pas operacionit shqetëson tifozët
Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit
Porto ‘shokon’ tifozët: Ish-ylli i Barcelonës prezantohet papritur në fushë
Moti në Kosovë: Rrebeshe shiu, vetëtima dhe mundësi për breshër
Nga Cinestar
Nga United Hospital
Nga E N D Properties