LAJMI I FUNDIT:

Përmes protestës kërkohet shkarkimi i profesorit që u denoncua për ngacmim seksual

Përmes protestës kërkohet shkarkimi i profesorit që u denoncua për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore së bashku me studentet e studentët aktivistë kanë protestuar sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi të denoncuar për ngacmim seksual, si dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës për mosreagim ndaj këtij rasti.

Ata kanë vendosur edhe pankarta me mbishkrime, të cilat mbishkrime thanë se janë citate të profesorit “Femrën kur e mbulon me jorgan i humb bukuria”, “Të dyja i keni ly buzët njëjtë”.


Anita Mjeku aktiviste nga Lëvizja Feministe tha se 27 studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual, por se nuk ka pasur asnjë reagim nga Senati i UP-së.

Mjeku ka theksuar se sot do të qëndrojnë deri në orën 16:00 dhe se do të vazhdojnë edhe ditëve tjera deri sa të shkarkohet profesori Krasniqi.

“Ne para një muaj prej kur 27 studentët e Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual, prej asaj kohe nuk kemi asnjë reagim nga Këshilli i Etikës, as prej Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Tre javë pas denoncimit d.m.th javën e kaluar Këshilli i Etikës janë mbledhur për herë të parë për të diskutuar për rastin sipas rregullores për parandalim dhe mbrojtje për ngacmim seksual dhe ata duhet të intervistojnë palët brenda afatit pesë ditorë. Ata nuk e kanë bërë, përveç që e kanë shkel rregulloren dhe kjo nuk është hera e parë që i neglizhon rastet dhe sidomos kur është në çështje siguria vajzave dhe grave….

Jemi këtu prej orës 08:00 të mëngjesit dhe kemi me qëndruar deri në orën 16:00 kur të përfundohet orari i fakultetit. Kërkesa jonë kryesore është përjashtimi i profesorit Xhevat Krasniqit nga UP-ja dhe shkarkimi i anëtarëve të Këshillit të Etikës…..

Deri sot nuk kemi asnjë reagim as nga rektori si udhëheqës i senatit, ai ka mundur me thirr mbledhje dhe me marrë vendim për profesorin në fjalë, ne kemi pas disa aksione simbolike dhe i kemi adresuar kërkesat tona por nuk janë marrë parasysh… Rezistencën tonë kemi me vazhdu edhe në ditët në vazhdim deri sa i njëjti të përjashtohet”, tha Mjeku.

Ndërkaq, studentet aktiviste bashkë me Lëvizjen Feministe Studentore do të vazhdojnë të qëndrojë deri në orën 16:00 para rektoratit deri në përfundimin e orarit të Universitetit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori