LAJMI I FUNDIT:

Përmes imazheve provokuese, Bebe Rexha paralajmëron këngën e re që do ta publikojë më 17 shkurt

Përmes imazheve provokuese, Bebe Rexha paralajmëron këngën e re që do ta publikojë më 17 shkurt
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pas një paraqitje të mrekullueshme që pati në ‘Grammy Awards 2023’, Bebe Rexha është bërë gati që të sjellë për fansat këngën e saj të re.

Artistja shqiptare me famë globale, ka bërë të ditur se më datë 17 shkurt do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri “Heart Wants What it Wants”.

Kënga do të jetë ritmike dhe do t’i paraprijë albumit të saj të tretë në ardhje, i cili gjithashtu pritet të publikohet këtë vit.


Foto: Bebe Rexha/InstaStory

33-vjeçarja mbrëmjen e së enjtes publikoi disa imazhe në InstaStory, ku shihej në prapaskenat e realizimit të videos së re muzikore.

'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar
Lexo po ashtu 'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

Ajo dukej mjaft atraktive me pamje ne saj prej biondeje, teksa pozonte nudo e mbuluar vetëm me një batanije portokalli.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Rexha ka treguar përmes disa postimeve të vazhdueshme në Twitter se “Heart Wants What it Wants” do të publikohet të premten teksa ndau me ndjekësit një pjesë të shkurtër të kësaj kënge.

Kjo këngë do të vijë pas suksesit megaloman që ajo shënoi me bashkëpunimin “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, me të cilën dyshja edhe u nominuan për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” në ‘Grammy Awards 2023’ dhe “Kënga më e mirë e vitit” në ‘Brit Awards 2023’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori