LAJMI I FUNDIT:

Përmes fintekut, në Kosovë janë kursyer 140 deri në 250 mijë euro

Përmes fintekut, në Kosovë janë kursyer 140 deri në 250 mijë euro

Institucioni financiar jo bankar Paysera për një vit operim i ka kursyer bizneseve dhe individëve kosovarë mbi 140 mijë euro, vlerësojnë zyrtarët e kompanisë evropiane në Kosovë.

Përfitimet e klientëve janë bërë pasi kostot e transfereve me Paysera janë shumë më të ulëta se ato të bankave. Shembull, një transfer në Euro në Bashkimin Evropian me Paysera për biznes kushton 1 euro, përderisa me banka komerciale ky transfer është deri 25 herë më i lartë.


Paysera është një kompani evropiane Fintek e cila operon në Kosovë tash e një vit pas marrjes së licencës në Bankën Qendrore në qershor të vitit 2020. Ky është Finteku i parë ndërkombëtarë me licencë në BE që ka filluar operimin në Kosovë.

Përmes Paysera janë realizuar mbi 10 mijë transaksione ndërkombëtare duke sjellur përfitimin e rreth 5000 klientëve në minimum 140 mijë euro e deri edhe në 250 mijë euro varësisht se në çfarë mënyre do të bëhej transferi po mos të ekzistonte Paysera në Kosovë.

“Klientët e Paysera janë kryesisht kompani të IT-së dhe eksportues”, ka thënë Bashkim Zeqiri CEO i kompanisë. “Kjo tregon se klientela jonë është shumë e sofistikuar dhe e tillë që kupton rëndësinë e teknologjisë”.

“Ne jemi të lumtur që kosovarëve ju mundësojmë këso kursime, një nga objektivat tona kryesore”, ka shtuar ai.

Darsej Rizaj pronar dhe CTO në STAR LABS një kompani e teknologjisë me mbi 140 punëtorë thotë se “Paysera na ka largu një sërë probleme që i kishim nëper shtete të ndryshme me realizim të pagesave”.

“Përveç kësaj ne kemi kursyer shumë në transfere duke përfituar nga çmimet minimale që i aplikon Paysera në transfere, si dhe na ka mundësuar të kemi organizim shumë më të mire me ekipin e financave dhe çasjen e lehtë në bankë. Edhe më e mira ski nevoje me shku në bankë fizikisht, KREJT ONLINE!”, ka shtuar ai.

Ndërsa Vigan Limani, klient i Paysera nga kompania importuese Coin ka thënë “Ne jemi klient i Payseres për rreth një vit. Në botën e sotme dinamike, ku zgjidhjet teknike kërkojnë fleksibilitet të lartë, kemi filluar të punojmë me Payseren sepse shpejtësia ka rëndësi jetike në sigurimin sa më të shpejtë të dërgesave paisjeve dhe komponentëve që na duhen. Transferet internacionale që ekzekutohen menjëherë, dhe që arrijnë shpejtë te klientët na sigurojnë neve fleksibilitetitin e nevojshëm për të ju përgjigjur sa më mirë nevojave të klientëve tanë”.

Në mesin e klientëve të Paysera janë edhe kompanitë prestigjioze si IP Petrol, Kreativ Qeramika, Walone dhe shumë të tjerë.