Përmbytjet e mëdha përgjatë Russian River në qarkun Sonoma, Kaliforni, kanë nxitur evakuime dhe kanë lënë dy qytete të arritshme vetëm me anije.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e qarkut lëshuan një urdhër të detyrueshëm të evakuimit për zonën, pas një rrëshqitjeje masive pranë Monte Rio të martën.


Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall për Sonoma, Amador, Glenn, Lake dhe Mendocino Counties të enjten pas përmbytjeve shkatërruese dhe rrëshqitjet.

Një stuhi me lëvizje të ngadalshme u zhvendos në Bregun Perëndimor nga Paqësori dhe solli reshje të mëdha që kanë ndodhur në Kaliforninë Veriore dhe qendrore [të hënën dhe të martën], sipas meteorologut Frank Strait. /Telegrafi/