LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset një furgon në rrugën Strumicë-Vallandovë, lëndohen disa persona

Përmbyset një furgon në rrugën Strumicë-Vallandovë, lëndohen disa persona

Disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë në një aksident pasi një furgon ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugën Strumicë-Vallandovë, afër motelit “Makedonska Kuqa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmin për MPB-në e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila njoftoi se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 06:20.

“Rreth orës 06:20 në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në rrugën rajonale Strumicë-Vallandovë, F.A.(42) nga Strumica, duke drejtuar një furgon me targa regjistrimi të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Në aksident disa persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Strumicë, ndërsa në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë policia nga SPB-Strumicë dhe një prokuror publik nga Prokuroria Publike Strumicë”, tha Trajanova.


Sipas informacioneve nga prokuroria e Strumicës, në furgon janë transportuar 25 persona, 15 prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë në spital.

Nga Spitali i Strumicës theksojnë se ndihmë kanë kërkuar 15 udhëtarë, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshme dhe monitorim të gjendjes. Pas ndihmës së ofruar, të tjerët janë dërguar në mjekim shtëpiak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori