LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset anija, ai qëndroi për tri orë në “ujërat e infektuar me peshkaqenë” – zhytësi publikon pamjet dhe tregon krejt çfarë ndodhi

Përmbyset anija, ai qëndroi për tri orë në “ujërat e infektuar me peshkaqenë” – zhytësi publikon pamjet dhe tregon krejt çfarë ndodhi

Një zhytës i tmerruar mbeti i bllokuar në ujërat e “infektuar” me peshkaqenë për më shumë se tre orë pasi anija e tij u përmbys.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cody Love, 24, ishte ankoruar në Great Barrier Reef në bregdetin e Queensland për atë që ai shpresonte se do të ishte një udhëtim gjysmë ditor zhytjeje.

Por fatkeqësia goditi vetëm 20 minuta nga udhëtimi kur anija e tij u përmbys, duke e lënë të mbërthyer në ujë.


Z. Love ishte zhytur me shokë në të njëjtin vend ku anija ishte përmbysur në disa raste dhe kishte parë gjashtë peshkaqenë të gjatë katër metra.

“Në një vend të veçantë ku anija u rrotullua, ne kishim parë mbi gjashtë peshkaqenë të mëdhenj me gjatësi deri në katër metra gjatë javëve para këtij udhëtimi”, tha ai.

Siç bëhet e ditur, anija ishte përmbysur pasi litari i ankorimit ishte ngatërruar rreth helikës duke e kthyer atë prapa.

Para se z. Love të mund të vepronte, anija u mbyt me dallgë dhe u përmbys, përcjell Telegrafi.

“E gjitha ndodhi brenda pak sekondash dhe më befasoi. Në këtë pikë, i kisha akoma të gjitha veshjet e zhytjes”.

Pavarësisht gjetjes së pajisjeve të sigurisë, situata e Love bëri një kthesë për keq.

“Në këtë fazë unë shpejt e gjeta veten dhe anijen në mëshirën e oqeanit – duke u zhvendosur në veri me baticën”, shpjegoi ai.

Ai ndezi dy flakërime, por asnjëri nuk kishte arritur të tërhiqte anijet në horizont. Ai më pas përdori një gjë portokalli për të mbuluar majën e anijes për të tërhequr ndonjë avion aty pranë.

Për fat të mirë, Love është një zhytës me përvojë i cili ka përfunduar më shumë se 5,000 zhytje, është një zhytës i certifikuar dhe pranoi se “ndihet si në shtëpi në ujë”.

Por fati i tij më i madh ishte se më pas një helikopter u shfaq, moment të cilin Love e përshkroi si “të bukur”.

Atij iu dhanë lëngje dhe u kontrollua nga ekuipazhi i shpëtimit, ku u vlerësua se ishte mirë me shëndet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori