LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhja e debutimit mbresëlënës të Neymarit në Al Hilal bëhet virale, ai do t’i ‘shkatërrojë’ në Superligën e Arabisë Saudite

Përmbledhja e debutimit mbresëlënës të Neymarit në Al Hilal bëhet virale, ai do t’i ‘shkatërrojë’ në Superligën e Arabisë Saudite

Neymar Jr më në fund bëri debutimin e tij të shumëpritur për Al Hilal të premten mbrëma dhe sigurisht që nuk zhgënjeu, megjithëse tifozët mbetën të frustruar nga një incident në fund të ndeshjes.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së iu bashkua klubit saudit në një transferim prej 90 milionë eurosh në muajin e kaluar, por i është dashur të presë për të debutuar pasi mbërriti i dëmtuar.

Tifozët sauditë më në fund e panë brazilianin duke luajtur kur ai doli nga bankina në pjesën e dytë të fitores së tyre të thellë ndaj Al Riadit.


Neymar u inkuadrua në minutën e 64-të me rreth gjysmë ore për të treguar vlerat, me Al Hilal që kryesonte 2-0 në atë kohë.

Ai pati një ndikim të menjëhershëm, duke ndikuar në tre gola të Al Hilal, që në fund fitoi 6-1. Neymar ishte i pafat që nuk shënoi vetë, duke u afruar në disa raste.

Një përmbledhje e debutimit të tij mbresëlënës është bërë virale tashmë në mediat sociale.

Megjithatë, te Al Hilal mbeten të frustruar, pasi braziliani me sa duket hodhi poshtë mundësinë për të hapur llogarinë e tij për klubin në fund të ndeshjes.

Dukej sikur mendohej se ishte shkruar në yje që Neymar të shënonte në debutimin e tij kur Al Hilalit iu dha një penallti me rreth tre minuta të mbetura në kohën normale. Por, për habinë e të gjithëve, Aldaësari ishte ai që goditi.

Tifozët vendas e shanë vendimin, pasi kuptuan se nënshkrimi rekord i klubit nuk do të ishte ai që do gjuante penalltinë. Fatmirësisht, Aldaësari shënoi dhe në festë iu bashkua Neymar.

Al Hilal kaloi në krye të kampionatit saudit pas fitores së tyre, pasi kishte fituar pesë dhe barazuar një nga gjashtë ndeshjet e tyre të para të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori