LAJMI I FUNDIT:

Përlotet zjarrfikësi: Askush nuk merret me neve

Përlotet zjarrfikësi: Askush nuk merret me neve

Vezir Berisha, që ushtron edhe detyrën e shoferit, në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, e cila mbulon tre komuna, u shpreh i zhgënjyer me kushtet në të cilat punojnë, duke thënë se janë pak persona në staf dhe se ka shumë punë. Ai deklaroi se shumë shpesh ofendohen nga qytetarët që nuk e dinë realitetin e mundësisë së punës së tyre.

“Kushtet janë të mjerueshme ose të këqija ku punojmë ne. Prapë ne jemi më mirë në krahasim me komunat tjera. Së pari stafi është shumë i vogël, jemi 8 punëtore në këtë bazë që është shumë pak për 3 rajonet që i mbulojmë. Në komuna tjera ndodh që janë nga 2-3 zjarrfikës, pra shoferi dhe dy zjarrfikës”, tha Berisha, për Klan Kosova.


“Kanë ndodhur raste kur kemi qenë duke intervenuar në një lokacion dhe na kanë telefonuar për të shkuar edhe në një vend tjetër. Na është dashur të vonohemi dhe kur kemi mbërritur aty na kanë sharë e ofenduar, por qytetarët nuk e dinë kush është fajtori, pra që ne kemi mungesë të punëtorëve”.

“Megjithatë me këtë personel që e kemi e japim maksimumin. Në atë moment që bie zilja për të shkuar në intervenim, asnjëri prej nesh nuk e mendon sa e ka rrogën, as sa ka me jetu dhe as ku do të hyjë. Krejt ikin nga zjarri, ne futemi brenda”, deklaroi Berisha.

Ai po ashtu i emocionuar deklaroi se kanë shumë vite që presin për paga dhe kushte më të mira, duke thënë se askush nuk merret me ta dhe se e gjuajnë fajin tek njëri-tjetri.

“Jemi bërë si lypsarë. Kushdo që vjen thotë “paga-paga” por askush nuk merret me neve. Tash kur krejt kanë marrë shtesa, neve na hoqën pakon e fundit”.

“Është turp që një zjarrfikës që i ka 40 vjet përvojë pune mos të ketë asnjë rrogë jubilare, as për festa as për orë shtesë e as për ndërrime të natës – me ligj na takon por nuk na japin. Me pagan na kanë barazuar me pastrues e punëtorë sigurimi, e kur kërkohet punë nga ne na quajnë heronj. Mos na jepni fjalë kot. Na e kanë humbur edhe moralin e punës dhe të jetës në këtë aspekt”, përfundoi Berisha, i cili e vuri në pah se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë intervenuar në mbi 1 mijë e 300 raste.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori